Kokalari: Berisha po i sjell dinjitet PD-së

Evi Kokalari, anëtare e Komisionit të Rithemelimit, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për rikthimin e Sali Berishës dhe ambiciet e tij për të drejtuar PD-në.

Kokalari tha se e ka mbështetur Berishën pas shpalljes non-grata sepse ka menduar se opozita është goditur padrejtësisht.

Pjesë nga biseda në studio: 

Ylli Rakipi: Përse duhet të jetë Berisha në krye të PD?

Evi Kokalari: Për të rikthyer dinjitetin, çdo gjë fillon me dinjitetin. Ai po sjell dinjitetin e vet dhe pastaj ja sjell PD-së. E nisi luftën për dinjitetin e tij dhe kur e hoqi Basha nga grupi parlamentar, relativisht do ja sillte edhe PD-së. Unë Berishën e kam mbështetur vetëm pas non-gratës. Që ditën e parë, më është dukur si sulm kundrejt opozitës. Ky ka qenë problemi kryesor që i kam dhënë përkrahje. Rama e mori mandatin e tretë dhe po i vënë shkelmin e fundit PD-së. Më vonë, fakti që Berisha nuk ka qenë në pushtet, ka qenë domethënës.
E kam diskutuar më individë në SHBA, edhe po të ishte i korruptuar, fakti që ka 8 vjet që nuk është në pushtet, aty ka diçka tjetër. Lufta ime ka qenë për të mos ndodhur shkatërrimi i opozitës në Shqipëri.
Sot kishte nje artikull tjetër, që Blinken nuk jep fakte për Sali Berishën. Ka marrë shumë vrull kjo që po i ndodh Berishës.

Ylli Rakipi: Mendoni se Berisha e ka mundur ambasadoren Kim me rikthimin e tij?

Evi Kokalari: Nuk them dot që është mundur ambasada e SHBA, sepse kanë insistuar që ata kanë fakte. Këtë duam të gjejmë ne. Çfarë po ndodh me Departamentin e Shtetit? Si amerikane dua fakte. A po përdoret DASH si vegël? Sepse po cënohet SHBA.

About Redaksia

Check Also

Qeveria do të shpenzojë 12 milionë euro për të luftuar korrupsionin që bën vetë!

Qeveria shqiptare do të shpenzojë 12 milionë euro nga paratë e qytetarëve për të forcuar …

Leave a Reply