Liria tek topi

Shpresoj që futbolli t’ju pëlqejë ose të paktën nuk e urreni. Me hir apo me pahir, mund të jeni të sigurtë se do t’ju ndodhë ta shikoni në televizion. Tifozët e sotëm janë më me fat: mjafton të shikoni kanalet e duhura dhe mund të gëzohet futbolli që dëshirohet. Në televizor, në kompjuter dhe në celular dhe, edhe pa e dashur, në celular merren mesazhe lidhur me atë që po ndodh, për shembull, në White Hart Lane: kush ka shënuar dhe kush ka marrë ndonjë të verdhë. Shumë ndoshta ankohen se pse në televizor futbolli është i tepërt dhe nuk munden më. Ama ka që e kërkon dëshpërueshëm dhe është privuar për një kohë të gjatë nuk do të ketë më asgjë për të rithënë diçka për faktin që tipi është bërë një mik besnik i televizorit dhe se tashmë të dy janë të pandashëm.

Por nuk ka qenë gjithmonë kështu: pionierët që kanë sjellë të parët futbollin në televizor janë të famshëm dhe, më në përgjithësi, historia e këtij sporti tashmë është shkruar. Por këtu po flasim për një gjë ndryshe. Nëse ishte e dashuruar pas topit dhe jetoje në vendin që, përpara rënies së “shtetit të madh sovjetik”, nuk kishte transmetuar kurrë një ndeshje – as Kupe Kampionësh, as Kupe Kupash dhe as edhe një finale Kupe UEFA – përveçse në fushë të mos ishte ndonjë prej skuadrave të tij, megjithëse fama e futbollit dhe hidhërimi për rastet e humbura do të persekutojnë përgjithmonë. I hidhëruar pse kam humbur të gjitha ato ndeshje të mëdha, vazhdova t’i kërkoj në YouTube, duke pyetur se se çfarë do kisha provuar t’i kisha parë të gjitha, direkt. Por çfarë ishte Bashkimi Sovjeitk në vitet ’70 dhe ‘80? Si ishte të jetoje në të? Zyrtarisht ishte vendi i socializmit fitimtar, i gatshëm që të hynte në epokën e komunizmit, që do të kishte pridhuar frute të prekshme nga të cilat të gjithë do të kishin përfituar. Dhe çfarë është komunizmi? Është ushqimi gratis për të gjithë, patjetër. Në ato kohëra mangësia e gjinisë ushqimore ishte problemi kryesor, por varej nga rajoni. Nëse jetoje në jug, mund të mbështeteshe mbi bujarinë e natyrës: kur gjërat qenë keq, qenë gjithmonë të disponueshme domate, kastraveca dhe speca. Në ato vite kreu i shtetit ishte Leonid Brezhnjev. Thuhej se ishte i sjellshëm, por ndoshta vetëm nëse krahasohej me histerikun Hrushov, me fiksimin e tij për bujqësinë, dhe me famëkeqin Stalin, që e drejtoi vendin përpara tij.

Në ditët e lavdisë së Dinamo Tbilisit, Bashkimi Sovjetik i Brezhnjevit kishte sulmuar Afganistanin me objektivin e restaurimit të socializmit. Sot e dijmë sesa sukses pati ky vendim. Ndërkaq, në Poloni Solidarnoshi i jepte zë protestës së qytetarëve, por Bashkimi Sovjetik besonte ende fuqimisht se ishte superior dhe i pathyeshëm. Qysh nga ditët e para të perandorisë sovjetike, personat me opinione dhe ide alternative u shpërndanë midis reparteve psikiatrike dhe kampeve të punës. Ishte në zgjedhje e pranuar. U aplikuan në mënyrë efikase kufizime të çdo lloji, çdo hap i njerëzve të thjeshtë ishte i kontrolluar. Kur vizitoheshin vendet e Europës Perëndimore, qytetarët sovjetikë duhej të kalonin në grupe treshe, sepse të paktën njëri prej tyre në sallën e pyetjeve të KGB do të pranonte ndonjë paudhësi.

Në realitet ishte një vend i tmerrshëm. Në universitetet e mia kishte shumë studentë të talentuar që donin të studionin seriozisht, por ndërtesa kryesore mbante dhe Departamentin e Dytë dhe të Tretë: i Dyti ishte përgjegjës për shërbimin e detyrueshëm, ndërsa i Treti rekrutonte vullnetarë që punonin për sigurimin e shtetit. Vullnetarë teorikisht, pasi realiteti ishte shumë ndryshe: mund të regjistroheshe në kurset e gazetarisë, të bëje sport ose të merrje pjesë në rrethet letrare e organizuara nga shkolla, por herët apo vonë Departamenti i Tretë do të thërriste dhe nuk kërkoheshin aftësi apo talent për t’i qenë pjesë.

Gjithësesi, Bashkimi Sovjetik i Brezhnjevit ishte më i relaksuar se ai i paraardhërsve të tij, por megjithatë i ngurtë, i gatshëm të fitonte dominimin botëror me revolucionet dhe masakrimin e çfarëdo mendimi liberal apo alternativ. Ishte një vend i trishtuar me njerëz të lumtur, por i frustruar sepse brenda vetes e dinte se nuk e kishte një të mirë të çmuar: lirinë. Futbolli ishte një lojë kult në Bashkimin Sovjetik, konkurrimet kombëtare qenë bindëse dhe ofronin gjithmonë ndeshje interesante. Klubet sovjetike e kanë fituar Kupën e Kupave të famshme tri herë: dy herë me Dinamon e Kievit dhe një herë me Dinamon e Tbilisit. Pikërisht si sot, edhe atëhere futbolli ishte një sport global, megjithatë ndeshjet ndërkombëtare mund të shiheshin vetëm kur skuadrat sovjetike duhej të ndesheshin me klube të huaja në konkurrimet europiane. Praktikisht nuk kishte tjetër.

Gazetat e të tjerëve

Shtypi sovjetik nuk fliste thuajse hiç për futbollin ndërkombëtar. As gazetat spostive nuk shkruanin. Nga të përditshmet e huaja merreshin lajmet, por kishin të bënin ekskluzivisht me skuadrat kombëtare, asnjë fjalë për klubet e vendeve të tjera. Më pas, në një pikë të caktuar, e përjavshmja ruse “Futbol – Hockey” nisi të botojë një sintezë të ndeshjeve të Kupës UEFA: duheshin kënaqur me këto informacione të dobëta, gjithmonë nëse kishte aq fatlumë sa të arrinin ta kishin revistën. Abonimet qenë të kufizuara, prandaj gazeta shitej në pika të fshehta, zakonisht me një çmim 5 herë më të lartë se ai zyrtar dhe duhet të njihje gazetashitësin. Kishte edhe një stacion radiofonik rus, Mayak, që transmetonte rezultatet e ndeshjeve europiane. Në thelb, ndeshjet zhvillohehsin të mërkurën, por askush nuk dinte asgjë deri të nesërmen: rezultatet jepeshin të enjten me radio. Duken gjëra banale karshi asaj që ka bërë Bashkimi Sovjetik në historinë e tij, por këto gjëra të vogla e shtypnin interesin popullor dhe dëshirën e argëtimit, duke i kufizuar në limite të paraqitshme.

Në Tbilisi, kryeqytetin e Republikës Socialiste Sovjetike të Gjeorgjisë, kishte disa pika që shisnin fshehurati revista sportive të vendeve socialiste të Europës Lindore dhe, kot ta përmendëshm, kushtonin 5 herë më shumë se çmimi i kopertinës. Kjo shpjegon se pse tifozët më të zjarrtë të atyre kohërave janë ende të aftë të lexojnë dhe të kuptojnë pak polonisht, hungarisht dhe bullgarisht. Shtypi i bllokut socialist ishte më bujar në dhënin e informacioneve për futbollin ndërkombëtar. Nuk kishte shumë, por gjithnjë më shumë se ajo që gjendej në gazetat sovjetike.

Revista çekosllovake “Stadium” ishte veçanërisht magjepsëse. Faqja e fundit përmbante lajme mbi eventet sportive ndërkombëtare, ndërsa retrokopertina kishte gjithmonë një foto me ngjyra të këtij apo atij klubi. Kur skuadra ishte pak e njohur, ishte zhgëlnjim, por fotoja mund të ngjitej gjithmonë në murin e dhomës tënde. Mund të ndodhte Manchester United, Valencia apo ndonjë klub brazilian, anglez apo gjerman. Në një farë kuptimi, fotot qenë një thesar i vërtetë, pasi mbanin emrat e lojtarëve, gjë që mundësonte të njiheshin lojtarët e skuadrës. Në televizionin gjeorgjian kishte një program, Sports Kaleidoscope, që transmetonte disa pjesë të ndeshjeve ndërkombëtare, duke cituar shpesh klube për ne të panjohur dhe duke na mundësuar të shikonim gola shumë të bukur.

Nuk kishte mënyra të tjera për të pasur informacione. Nuk mund të thuhet se boshllëku ishte total, por sistemi dukej ai i racionimit në kampet e punës sovjetike në kohën e Stalinit. Çdo herë që vinte një gazetë e huaj, entuziazmi ngjitej në qiell. Një ditë dikush arriti të sigurojë një revistë sportive jugosllave, “Tempo”, që u demonstrua shumë më e mirë se konkurrentet e saj çeke dhe polake. Por produktet jugosllave qenë thuajse të pagjetshëm në Bashkimin Sovjetik, ka shumë mundësi prej kontrasteve me Titon. Nëse pstaj dikush arrinte të hidhte duart në “Don Balon”, “Onze Mondial” apo ndonjë revistë tjetër, atëhere duhej të kishte kujdes ekstrem dhe radhët e miqve dhe tifozëve prisnin me padurim rastin që ta shfletonin.

Antena magjike

Gjërat ka mundësi që do të kishin ecur kështu sikur të mos kishte ndodhur një ngjarje për t’u mbajtur mend: në 1978 Dinamo e Tbilisit u bë kampione e Bashkimit Sovjetik për herë të dytë. Në ndeshjen e parë të Kupës së Kampionëve mundi Liverpool, por në turin e dytë u eliminua nga Hamburgu. Shfaqja e kluneve të huaja në stadiumin e Tbilisi i dhuroi futbollit një diçka speciale. Nuk bëhej fjalë vetëm për një fitore të rëndësishme apo për një humbje të dhimbshme, por sidomos për faktin se në ato vite Dinamo e Tbilisit merrte pjesë rregullisht në konkurrimet europiane. Kështë në Tbilisi erdhën Inter, Milan, Napoli, West Ham United, Hertha e Berlinit, Feyenoord dhe skuadra të tjera të mëdha europiane. Tri vite më pas, në 1981, Dinamo e Tbilisit fitoi Kupën e Kupave, një dnërmarrje e arritur nga një skuadrë e vetme sovjetike deri më atëhere. Qe një moment i rëndësishëm për Gjeorgjinë: pritja e ndeshjeve të nivelit të lartë e rriti interesin e të rinjve dhe afroi tifozët me futbollin e huaj. Në ato kohë xhironin qindra histori të pabesueshme mbi sesi ishte e mundur të shikoheshin ndeshje europiane në qytete të ndryshme të Bashkimit Sovjetik. Për shembull, thuhej se kanalet finlandeze qenë lehtësisht të aksesueshëm nga shumë hotele të Tallinn, në Estoni, dhe se atë kanale shpesh tranmetonin ndeshje për të cilat tjetërkund vetëm mund të ëndërrohej. Por kush mund t’i lejonte vetes të shkonte në Estoni për të parë një ndeshje?

Në atë kohë dikush hapi lajmi se në qytetin Leninakan të Armenisë mund të shikoheshin ndeshje ndërkombëtare nëse merrej një dhomë hoteli që shikonte nga Turqia dhe orientohej televizori në atë drejtim. Dihej që Turqia transmetonte bujarisht jo vetëm ndeshjet kombëtare, por edhe ndeshjet ndërkombëtare. Shpejt u mësua se qyteti i vogël Tetri Tsqaro, një orë larg nga Tbilisi, ofronte një mundësi tjetër. Lokaliteti kishte një bazë ushtarake sovjetike me një sistem të fuqishëm lokalizimi, prandaj kush jetonte rreth bazës mund të kapte kanalet turke nëqoftëse antenat orientoheshin siç duhej. Por shumë varej edhe nga aftësia teknike e njerëzve. Disa arrinin të projektonin antena speciale për të arritur vende të largëta që transmetonin futboll. Ndërkohë u hap lajmi se mund të kapeshin kanalet e huaja edhe nga Batumi, qyteti bregdetar në jugperëndim të Gjeorgjisë, ngushtësisht e kontrolluar nga trupat kufitare sovjetike. Nëse dikush kishte ndonjë kushëri apo mik në atë qytet aq afër me Turqinë dhe ky ishte gati që të priste miq të ardhur nga kryeqyteti, atëhere për tifozët ishte parajsa.

Bashkimi Sovjetik nuk i transmetoi ndeshjet për Europianin që u mbajt në Itali më 1980. Nuk habit fakti që qenë shumë që u nisën drejt Batumit për t’i parë të gjitha ndeshjet e një kompeticioni kaq sekret. Besoj se ishte 1982 kur papritmas i zbulua një lokalitet i ri: në kodrinat sipër Tbilist ishte një restorant në afërsitë e një rruge dhe dikush zbuloi se nga aty ishte e mundur të kapeshin kanalet turke dhe, për pasojë ndeshjet ndërkombëtare. Vendi quhej Pantiani dhe tifozët mund të shkonin çdo të mërkurë për të shijuar takimet e kupave europiane. Është e vërtetë, imazhet qenë bardhezi dhe zëri nuk dëgjohej, por a kishte kaq shumë rëndësi nëse mund të shikohej ndeshja?

Në atë kohë, shpesh ilegalisht, në Tbilisi prodhoheshin antena të llojeve të ndryshme, por asnjëra nuk punonte pa marrësin kryesor: një televizion sovjetik i kuq me ekranin e vogël, i pajisur me një interrutor me sensor. Procedimi ishte siç vijon: aparati vihej në kofanon e makinës dhe kur i vihej antena spektatorët rraseshin në makinë dhe shikonin ndeshjen nga sedilet e brendshme. Kush nuk kishte televizor, mund të qëndronte në këmbë përkrah makinës. Thuhet se në fillim makinat qenë të pakta, më pas disa dhjetëra, më pas disa qindra dhe në fund mijëra. Pasioni për futbollin ishte aq i përhapur dhe vendet për të parë ndeshjet aq të shumta, sa që autoritetet duhej të ishin goxha të vetëdijshme për shtrirjen e fenomenit. Tashmë nuk qenë vetëm të rinjtë për t’i arritur ato vende, por edhe tifozët më të moshuar, të gatshëm që të shijonin ndeshjet në bardhezi dhe në ekrane të vegjël.

Por asnjë patrullë e policisë nuk ka bërë kurrë inkursion në ato vende dhe as KGB nuk është bezdisur që fuste hundët. As nuk i kanë hetuar asnjë prej këtyre aktiviteteve të “rrezikshme” në të hapur. Spektatorëve shpesh u përziheshin disa agjentë, edhe ata të interesuar që t’i shikonin ndeshjet bashkë me të tjetër. Por pasi kanë analizuar situatën, autoritetet ka shumë të ngjarë bindeshin se të shikuarit e futbollit ishte një e keqe e e vogël respektivisht dëgjimit të stacioneve radiofonike antisovjetike. Gjërat ecën kështu për pak kohë, deri në fillimin e perestrojkës. Kursi i ri e çoi futbollin në ekranet tona dhe më së fundi erdhën kanalet e specializuara, ku të gjithë mund të gjenin atë që donin. Deri shumë, në një pikë të caktuar.

Vendi i spektakleve magjike, fusha Pantiani, është ende atë, e dukshme nga rruga. Ka mundësi që futbolli ju pëlqen ose të paktën arrini ta duroni. Problemi është se dikur kishte shumë pak dhe kishte vende ku njerëzit, me aparate të vogla televizive dhe antena të improvizuara, shkonin t’i kërkonin lart e poshtë nëpër kodrina. Ama futbolli nuk ishte asgjë respektivisht lirisë: shumë shpejt askujt nuk e kujton më kërkimin e ndeshjeve sepse lufta për pavarësi u bë një prioritet, e pasuar nga banjo e parë e gjakut: më 9 prill 1989 trupat ruse shpërndanë një manifestim paqësor në Tbilisi duke vrarë 20 persona. Pastaj qe vetëm lufta dhe varfëria në emrin e fitimit të pavarësisë.

Futbolli do të mund të bëhej forma kryesore e argëtimit, të paktën në televizor, sikur të mos kishte qenë për luftën kurajoze dhe të vendosur në të cilën qe përfshirë Gjeorgjia. Vendi luftonte për një kauzë dukshëm të humbur. Në fillim në ka siguruar asgjë, përveç shkatërrimit dhe izolimit. Ama është udhëhequr nga diçka më e madhe, diçka e vërtetë dhe i përjetshm.

(nga Voxeurop)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Asllani ndëshkon Gjeorgjinë, kuqezinjtë fitojnë në Tbilisi

Shqipëria fiton ndaj Gjeorgjisë me gol të Asllanit. Sfida nisi me ritëm të lartë, teksa …

Leave a Reply