Policia dhunon banorët që po u shemben objektet në Radhimë

Gra, burra, madje dhe fëmijët nuk i shpëtuan forcës së punonjësve të policisë, pasi kundërshtuan shembjen e një hoteli dhe të disa objekteve të tjera biznesi në zonën e Radhimës në Vlorë

Pronarët e disa objekteve, të piketuar për t’u shembur nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në zonën e Radhimës në Vlorë, u dhunuan dhe keqtrajtuan nga forcat e policisë dhe punonjësit e IKMT-së, pasi kundërshtuan shembjen e pronave të tyre.

Fadromat e IKMT-së shkuan rreth mesditës në zonën e Radhimës për të shembur disa objekte në pronësi të fisit Havaraj, ku përfshihej një hotel trekatësh dhe disa bare e restorante. Pronarët e objekteve kundërshtuan shembjen e objekteve, pasi pretendojnë se kanë dokumentacion të rregullt.

Madje ato shprehen se pronat janë në proces legalizimi. Por kjo duket se nuk ka mjaftuar për IKMT-në, e cila ka ndërhyrë me ndihmën e policisë për të shembur objektet. Punonjësit e policisë kanë marrë zvarrë duke tërhequr me forcë gra, burra e fëmijë, të fisit Havaraj, të cilët nuk lejuan futjen e fadromave për të shembur pronat e tyre.

Ndërkohë, për shembjet duket se pronarët e hotelit nuk ishin njoftuar, pasi vijonin aktivitetin e tyre. Madje në hotel ndodheshin dhe disa turistë italianë, të cilët janë shprehur të traumatizuar nga kjo situatë.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply