Ristani tregon çfarë do të ndodhë më 30 prill: Alibeaj nuk ka asnjë funksion në parti!

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Arben Ristani deklaroi në Syri Tv se, blindimi i PD është një tregues i trishtë i një sëmundje dhe një mësim i madh për të ardhmen. Deputeti demokrat është i mendimit se PD duhet të ringrihet sa më shpejt dhe të bëjnë gati një platformë programi, përfshirë dhe njerëzit që do e interpretojnë atë. Sa i përket Kuvendit të 30 prillit, Ristani u shpreh se, sipas statutit të 11 dhjetorit, Kuvendi i PD s’do jetë një kuvend me 10 mijë vetë, por përfaqësues nga të gjitha degët, me 1100 vetë.

“Një kuvend i mbledhshëm dhe është lënë për t’u bërë që Kuvendi të zgjedhë organet e reja drejtuese të Partisë Demokratike. Kuvendi do zgjedhë Këshillin Kombëtar dhe kjo e fundit do zgjedhë kryesinë e PD, sekretariatin, nënkryetarët dhe do përgatiten organet e reja që do dalin nga ky kuvend për të bërë zgjedhjet e kryetarit, me skemën një anëtar një votë”, tha Ristani.

Më tej deputeti demokrat tha se do të ketë një datë tjetër për zgjedhjen e kryetarit në PD.

“Mundet që për shkak të situatave të krijuara mund të ketë ndonjë ndryshim në statut në bazë të nevojave, ndryshime opsionale. Qëllimi i mbledhjes së Kuvendit është zgjedhja e Këshillit Kombëtar. Këshilli Kombëtar më pas gjeneron pushtetet e tjera brenda partisë”, tha Ristani.

Ndër të tjera Arben Ristani tha se PD po bashkohet dhe kanë një betejë vetem me regjimin e Edi Ramës dhe synojnë ardhjen e PD në pushtet. Sa i përket Alibeajt, i cili u caktua si kryetar i komanduar, Ristani tha se ai s’ka asnjë funksion pasi u shkarkuan nga Kuvendi i 11 dhjetorit i cili u thirr nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Mban detyrën e kryetarit të komanduar, sipas tij. Detyra e kreut të grupit parlamentar është detyrë e njohur brenda funksioneve të veta. Sa i përket funksioneve në parti, Kuvendi i 11 dhjetorit ja ka hequr këto funksione. Në tërësi jemi të vendosur në një rrugë të bashkimit pavarësisht asaj që ka ndodhur duke vendosur si objektiv tonin betejën meregjimin e Ramës dhe ardhjen e PD në pushtet. Kushdo nga Rithemelimi ka shprehur dëshirën, ofertën për t’u bashkuar dhe për të ndjekur qëllimin e përbashkët. Akoma s’ka një përgjigje nga krahu tjetër, por ne jemi të hapur në pozicionimin tonë. Askush s’është i panevojshëm”, tha Ristani.

About Redaksia

Check Also

Vokshi: Molotovi më e pakta ndaj atyre që grisën dhe shkelën Kushtetutën

Deputetja demokrate Albana Vokshi thotë se protesta shprehu revoltën e qytetarëve, ndërsa theksoi se nga molotovët …

Leave a Reply