Vasili: SPAK të zbulojë këmbët e tjera të inceneratorëve

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i ka bërë thirrje sërish SPAK për të vijuar me zbardhjen e hetimeve për aferën e inceneratorëve.

Në postimin e tij në Facebook, Vasili i kërkon të zbulojë këmbët e oktapodit, pasi ndryshe do ta bëjë LSI-ja.

‘SPAK me mosveprimet e tua po i lejon qeverisë të vazhdojë tu paguajë miliona mafiozëve të inceneratorëve që po hanë taksat e djersës dhe mundit të shqiptarëve’, shkruan Vasili.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit

SPAK zbulo kembet e oktapodit te inceneratoreve, ndryshe do ta bejme ne..!

Tre kallzimet tronditese te LSI, qe presin prej nje viti ne SPAK!

Tre kallzimet bombe te LSI per inceneratoret me tronditeset e pluralizmit kane qe nga marsi i vitit 2021 ne SPAK.

Keto kallzime te shoqeruara me fakte dhe dokumente shume te renda asgjesuese detyruan SPAK te ndalonte edhe nje ish minister dhe gjithshka mbeti me kaq.

SPAK dhe Komisioni Hetimor kane vonuar e shperdoruar qellimisht kohen per te vene perpara pergjegjesise fajtoret e deklaruar, te njohur.

SPAK po ngarkohesh me pergjegjesi te medha me vonesen dhe sorollatjet e tua per inceneratoret.

SPAK me mosveprimet e tua po i lejon qeverise te vazhdoje tu paguaje miliona mafiozeve te inceneratoreve qe po hane taksat e djerses dhe mundit te shqiptareve.

SPAK heto fort se oktapodit te inceneratoreve vetem nje kembe i eshte zbuluar.

Kembe te tjera duhen zbuluar, a mos po pret ta bejme ne?

SPAK po nuk e bere ti, ne nuk do te bejme aspak sehir….sic nuk beme edhe per tre kallzimet e tjera, u kuptuam besoj!

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply