Gjata: SPAK po mbulon aferën 400 milionë euro me peshq të vegjël

I ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, anëtari i Komisionit të Rithemelimit Çlirim Gjata ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me aferën e inceneratorëve dhe arrestimet e SPAK.

Gjata ka theksuar se janë 400 milionë euro aferë dhe SPAK po merret me peshq të vegjël dhe nuk po shkon te i pari që është Edi Rama dhe me radhë duke vijuar me Erjon Veliajn, Arben Ahmetajn, Engjëll Agaçin e kështu me radhë.

Gjata: Diskutohet për një aferë korruptive 400 milionë euro për 30 vjetë dhe janë lëvruar me dhejtra milionë euro për objekte që nuk kanë filluar të punohet dhe nuk është hedhur asnjë lopatë si inceneratori i Tiranës, për një incenerator të Elbasanit që ka punuar vetëm dy javë në tre vjet dhe për një inceneraor si ai i Fierit që nuk ka filluar akoma ku për çdo vitë thuhet në dhjetor por nuk thuhet viti. Kemi një Shqipëri që po digjet në inceneratorin e korrupsionit dhe digjemi ne dhe taksat tona aty dhe paratë i marin këta që i del emri.

Kemi një pikë ujë në oqean, me 400 milionë euro dhe dhjetra apo qindra milionë euro që janë dhënë por problemi a e ka vullnetin SPAK me këto peshq të vegjël me këto mbeturina korrupsioni për të mbuluar aferën e madhe e cila shkon te i pari që është Edi Rama vazhdon te Arben Ahmetajn, Erjon Veliajn, ka shkuar te ish-ministri i Mjedisit, Agaçi etj.

Kam frikë se SPAK po mundohet që atë korrupsionin e madhe ta mbulojë me këto gjëra të vogla.

About Redaksia

Check Also

Skandali/Në BKH është dorëzuar denoncimi me foton e Olsi Ramës tek “Xibraka”, por nuk është hetuar

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar gjatë ditës së sotme për deklaratat e kreut …

Leave a Reply