Nënë Liza, e njohur tashmë nga shqiptarët për rezistencën e saj ndaj policisë në shembjen e banesave në zonën e ‘5 majit’ është dhunuar gjatë protestës së sotme që po zhvillohej para kryeministrisë ‘kundër rritjes së çmimeve’.
Pasi mori fjalën dhe po bënte thirrje që njerëzit të dilnin më të shumtë në numër kundër qeverisë, një grua i është afruar nënë Lizës dhe e ka larguar duke e shtyrë.
“S’jemi këtu për shtëpinë tënde, ik, largohu. Kemi një kauzë tjetër”, tha gruaja e cila si duket nuk ishte dakord që protesta të vijonte kundër qeverisë.
Ndërkohë, nënë Liza tentoi të fliste sërish, por u largua nga gruaja dhe një burrë që e shoqëronte.