Qytetarët i rikthehen protestave te Kryeministria: Nuk do ndalemi!

“Nuk nënshtrohemi”! Qytetarët i janë rikthyer sot sërish protestave kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore. Ata janë mbledhur para kryeministrisë ndërsa shtojnë se do të gjenden në shesh çdo ditë deri në momentin që kërkesat e tyre të plotësohen.

Protestuesit thonë se kërkesat e tyre janë të pandryshuara nga protestat e mëhershme. Një vajzë tregon se po mobilizohen sërish.

“Po rimobiliziohemi sërish, me të njëjtat kërkesa, çmimet po ndryshojnë çdo ditë. Sa i përket çmimeve të ushqimeve po rriten çdo ditë. Jemi në të njëjtën situatë si më parë. Çmimi i naftës ra, pastaj u rrit sërish. Javën e fundit ka shkuar në rritje. Protesta ka një impakt shumë të madh”, tha një vazjë në protestë.

Sa i përket pjesëmarrjes së ulët para kryeministrisë, e reja tha se se numri i qytetarëve të pranishëm do të rritet në vijim.

“Në vijim do të ringrihemi sërish siç kemi qenë më parë”, tha ajo.

Kujtojmë se rreth një muaj më parë qytetarët u ngritën në protestë kur çmimi i naftës kapi shifrën 270 lekë/litër. Gjithashtu edhe çmimi i ushqimeve u rrit duke bërë që qytetarët, mes tyre edhe studentë të cilët bojkotuan mësimin të bllokojnë rrugët e gjithë vendit.

Qeveria ngriti një bord për çmimet ndërsa duket se asgjë nuk është në favor të qytetarëve pasi çmimet po rriten çdo ditë.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply