Bashën nuk e pranojnë as mbështetësit e tij në Shkodër

Lulzim Basha ka dështuar të organizojë një takim me strukturat në Malësinë e Madhe në Shkodër. Në një lidhje direkte me SYRI TV në emisionit Ora 19:00 me Juli Kristafin, gazetarja Fatma Maka ka theksuar se mbledhje takimi është bojkotuar madje edhe nga Ramadan Lika i njohur si mbështetës i ish-kryetarit Lulzim Basha.

Maka: Ish-kryetari Lulzim Basha ka tentuar të ketë një mbledhje me strukturat e PD-së në Malësinë e Madhe, ku sipas burimeve tona, ajo mbledhje është bojkotuar madje edhe nga Ramadan Lika i njohur si mbështetës i tij.

Lika i kërkuar Bashës në mbledhjen e fundit që ka organizuar në 8 mars në selinë e PD-së, që të mos dalin nga mbledhja pa marrë një vendim në lidhje me dorëheqjen e këtij të fundit.

Strukturat e PD-së e kanë bojkotuar në të gjitha mënyrat takimin me ish-kryetarin Lulzim Basha.

About Redaksia

Check Also

Dosja-Rama, krimi, vjedhjet dhe korrupsioni që do të trondisë BE, çfarë përmban

Pyetje: Në 22 dhe 23 tetor të gjithë deputetët e PD do të shkojnë në Strasburg …

Leave a Reply