Berisha: Do shkoj në mbledhjen e grupit! Kam një detyrim madhor nga kuvendi i 11 dhjetorit

Lideri historik i PD, Sali Berisha ka deklaruar se, do të shkojë në mbledhjen e grupit parlamentar të thirrur nga Enkelejd Alibeaj në orën 09:00 të mëngjesit.

Gjatë një prononcimi të shkurtër për mediat, Berisha deklaroi se është njoftuar nga kolegët që një mbledhje të grupit dhe do të jetë i pranishëm.

Berisha deklaroi se ka vetëm një grup parlamentar.

Deklarata e liderit historik të demokratëve, Sali Berisha u bë pas një mbledhje me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD-së.

Zoti Alibeaj ka pranuar që në mbledhje grupit të jenë të pezulluarit dhe përjashtuarit, por jo Sali Berisha?

Berisha: I pari që do të jetë në atë mbledhje është Sali Berisha. Sali Berisha ka një detyrim madhor absolut nga kuvendi i 11 dhjetorit, të konfirmuar me referendumin e 18 dhjetorit dhe ne zgjedhjet e 6 marsit. Nuk e di nëse Alibeaj të jetë shprehur kështu dhe nëse ju u ka autorizuar ju.

A keni pasur komunikim me kreun e grupit parlamentar për mbledhje të përbashkët?

Jo, nuk ka grup të ndarë. Ka një grup parlamentar, e kam theksuar dhe e theksoj dhe një herë se e ndani ju, ai nuk është i ndarë.

A ju ka ardhur njoftim për mbledhje?

Më kanë njoftuar koleget e mi se ka mbledhje dhe unë do shkoj, normale.

About Redaksia

Check Also

Skandali/Rama i fali sharlatanit Lucë 12 anije të dhuruara nga Japonia si ndihmë për Shqipërinë

Janë përfitimiet kolosale që Rama i ka dhuruar sharlatanit Lucë që ai bën kllounin për …

Leave a Reply