Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar një tjetër video nga konferenca e sotme para gazetarëve e Edi Ramës, ku kryeministri e ka humbur toruan nga pyetjet e gazetares së SYRI TV Ambrozia Metës.
Gazetarja Meta është ‘dënuar’ prej Ramës me ‘60 ditë mos përgjigjje ndaj pyetjeve’.
“Edvini, pas gozhdimit nga Abrozia, e dënon atë me 60 ditë burg informativ!!!”, shkruan Berisha në Facebook.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Denim 60 ditor!
Edvini, pas gozhdimit nga Abrozia, e denon ate me 60 dite burg informativ!!!
Mos e humbisni! sb
Pyetjet e gazetares drejtuar Ramës
Ambrozia Meta: Keni përgjegjësi që një tjetër deputet i juaji po bëhet gati për tu arrestuar për inceneratorët pas ish-ministrit?
Rama: Deputetët janë të popullit, të vetes.
Ambrozia Meta: Ju a keni përgjegjësi që i keni vendosur në lista si kryetar partie? Kallëzimet për ta kanë qenë që në vitin 2020.
Rama: Nuk ka përgjegjësi kolektive në sistemin demokratik.
Ambrozia Meta: A është një qeveri e korruptuar që një ish-ministër dhe një ish-sekretar akuzohen për korrupsion?
Rama: Qëndrova para jush për respekt.
Ambrozia Meta: Po krijohet një grup parlamentar në burg, a nuk ndjeni ju përgjegjësi?
Rama: Edhe njëherë, qëndrova këtu për respekt.
Ambrozia Meta: Ju keni rënë në kurth, e keni kontrolluar punën e tyre?
Rama: Nëse do më ndërpresësh prap, do humbasësh mundësinë që të marrësh përgjigje nga unë. Po rri në shi për ju.
Ambrozia Meta: Tu thuash shqiptarëve nuk di çfarë firmosni. Pas këtij episodi a do i shikoni ato që firmosni?
Rama: Ti e humbet sot të drejtën e përgjigjeve të mia për 60 ditët në vijim. Kalon në riedukim, e pabesueshme. Do shikoni shumë më tepër akoma. Do mbani rregull? Abuzim i bie se jam unë i bullizuari.