Buka, 600 gram shitet për 1 kg/ Berisha: Qeveri spekulantësh, krim!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në rrjete sociale abuzimin me çmimin e bukës dhe peshën e saj. Berisha shkruan se, nga kontrolli rezulton se një bukë 600 gramë shitet për 1000 gramë.

Pra edhe pse çmimi i bukës është shtrenjtuar me 10 deri në 20 lekë, pesha e saj është shumë e ulët dhe abuzuese.

Ish-kryeministri shkruan se, kemi të bëjmë me një qeveri spekulantësh ndërsa rastin konkret e quan krim.

“Rritje e çmendur e çmimit të bukës. Nga kontrolli del se 600 gr bukë shitet për 1 mijë gramë. Rritet çmimi i bukës, firon pesha”, shkruan Berisha.

https://faktoje.al/rritet-cmimi-i-bukes-firon-pesha/…

About Redaksia

Check Also

Ata janë “bashkë”…

Gëzim SEFERI 𝗥𝗮𝗺𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝗕𝗲𝗿𝗶𝘀𝗵𝗮 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈! Këtë tani duhet ta dini si dielli që …

Leave a Reply