Pritet arrestimi i Alqi Bllakos, Rama shpreh keqardhje: Kjo është reforma…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot lidhur me kërkesën e SPAK për arrestimin e Alqi Bllakos, i cili përmes një shkrese drejtuar Kuvendit dorëzoi pasditen e sotme mandatin e deputetit.

Blakko po hetohet lidhur me aferën e inceneratorëve, gjatë kohë që kryente detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit.

Pas mbledhjes së Kryesisë së PS, Rama theksoi se, tashmë Reforma në Drejhtësi po i jep frytet dhe askush nuk është më mbi ligjin.

“Nuk ka politikanë, nuk ka të fortë janë të gjithë të barabartë. Habitem që ka akoma nevojë për të tilla pyetje, ndërkohë që gjithçka po ndodh dhe se përgjigja për të gjithë ata që nuk besonin se në Shqipëri do të bëhet një reformë në Drejtësi, nuk besonin se do të vinte dita se edhe njerëz me imunitet do të shkonin para drejtësisë, nuk besonin se këtë reformë ne e ndërmorëm me shumë vendosmëri, jo vetëm e kemi udhëhequr, por vazhdojmë ta mbështesim jo për të kapur drejtësinë, por për të krijuar kushtet që me kohë një proces reformimi i drejtësisë të bëjë të mundur që të ketë një Shqipëri të drejtë për të gjithë.

Në nivelin personal patjetër që jam i keqardhur, por në nivelin e detyrës sigurisht që i shoh këto që ndodhin si rezultat i asaj që kemi bërë”, tha Rama.

About Redaksia

Check Also

Bashkëshortja e kryeministrit blen apartament 429 mijë euro dhe tokë ullishte në Surrel

Sipas deklaratës së fundit të pasurisë, Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama, ka blerë …

Leave a Reply