Propozimi i deputetes Ina Zhupa për mbajtjen e mbledhjes së grupit parlamentar të PD me të 52 deputetët e kësaj partie duket se po merr udhë për t’u bërë realitet.
E ftuar në emisionin “Dekalog” në RTSH 24 Zhupa tregoi se, pavarësisht furisë së parë të kundërshtimeve por edhe deri kritika e ofeza, ka marrë sinjale se propozimi i saj për mbajtjen e kësaj mbledhje për të diskutuar për të ardhmen e PD dhe për të lëmë pas sherret dhe debatet po ecën në rrugë të mbarë.
Zhupa propozoi katër pika ku ra në sy ajo që mbledhja të mbahet në sallën e grupeve parlamentare në Kryesinë e Kuvendit, që këtë mbledhje ta drejtojë deputetja më e re Andia Ulliri dhe që kjo mbledhje të mbahet pa praninë e medias. Por propozimi për mungesën e medias hasi një kritika të forta të gazeërev dhe analistëve në studio duke e cilësuar këtë si element të fshehjes të krizës dhe jo problem për ta zgjidhur këtë krizë. Ina Zhupa, zëdhënëse dikur e Partisë Demokratike kur Basha ishte kryetar ka dhënë dorëheqjen nga ky post politik.
Por pas zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit ajo ishte pjesë e atyre deputetëve që kërkuan largimin e tij nga drejtimi i PD. Zhupa tha se kjo lidhej me fakti se 6 marsi ishte jo thjesht një test por një konkluzion se me Bashën nuk shkonim në fitore. Kjo ka përbërë edhe arsyen kryesore të distancimit ndaj tij dhe të kërkesës për dorëheqje të tij. Por cili ka qënë gabimi më i madh që Lulzim Basha ka bërë në afër 9 vjet në krye të PD.
Për Ina Zhupën moshyrja në zgjedhjet lokale të vitit 2019 dhe lënia e mandative të deputetëve në vititn 2018 e dëmtoi shumë PD dhe këto kanë qenë gabime të rënda të Bashës. Por cila është e ardhmja politike e zotit Basha? Kësaj pyetje Zhupa u përgjigj: “Lulzim Basha e para duhet të bëhet pjesë e zgjidhjes së kësaj krize në PD, sigurisht nëse e dëshiron këtë gjë. Unë kërkoj që edhe Basha edhe Berisha duhet të dialogojnë sepse zgjidhja është një proces. Por Basha është politikan i ri, më i ri se Rama, më i ri se Meta dhe shumë më i ri se Berisha. Dhe politika është e tillë që kurrë mos thuaj kurrë. Këtë e ka thënë edhe zoti Berisha”, tha Zhupa.