Berisha: Jemi në një proces! Ka një diversitet që e bën edhe më demokratike Partinë Demokratike

Lideri historik i PD, Sali Berisha foli për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD. Ai tha se, vendimi për përjashtimin e tij nuk ekziston.

“Vendimi që pretendon zoti Alibeaj është nul dhe nuk ekziston. Ky është qëndrimi i bazuar në të gjithë ligjet e vendit dhe të PD”, tha Berisha.

“Mbledhje grupi do të ketë sërish. Grupi është organ legjislativ i PD, që do të bëjë debate për gjithçka. Është një rast unik që PD të bashkohet edhe në diversitetin e saj. Ka një diversitet, i cili e bën edhe më demokratike, Partinë Demokratike”, tha Berisha.

I pyetur se a e njeh Enkelejd Alibeajn si kryetar të grupit parlamentar, Berisha tha se, Partia është në proces.

“Jemi në një proces. Në proces e sipër, Alibeaj mund të qëndrojë kryetar”, tha Berisha.

“Zyra ime do jetë një zyrë midis këtyre zyrave. Nuk ka zyrë kryetari tani. Kryetari nuk është këtu. Tani për tani çdo zyrë është zyrë”, shtoi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply