Berisha-Alibeajt: Duhet të pranoni realitetin! Vendimi i Bashës ishte anti-statutor

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike që po zhvillohet në selinë e PD marrin pjesë edhe deputetët e Komisionit të Rithemelimit edhe pse nuk janë lajmëruar.

Atje ka mbërritur edhe lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, i cili rikthehet pas 6 muajsh në mbledhje grupi. Ai nuk ka pasur një prononcim për mediat gjatë hyrjes në selinë e PD.

Ish-Kryeministri Sali Berisha teksa ka debatuar me Enkelejd Alibeajn i është drejtuar atij se, duhet të pranoni realitetin.

Alibeaj: Prezenca juaj në këtë sallë është një sinjal i brishtë për demokracinë e brendshme në parti. Me prezencën tuaj ju po zhvlerësoni vendimet e organeve të kësaj partie. Ju jeni i përjashtuar nga grupi parlamentar dhe çdo forum.

Berisha: Alibeaj, më vjen keq për këtë qëndrim! Vendimi i Lulzim Bashës është anti-statutor. Ua kam thënë edhe pak ditë më parë dhe po ua përsëris, unë ju respektoj si kryetar grupi, por çdo organ vendimarrës në këtë parti ka qenë ilegjitime pas 11 dhjetorit. I vetmi organ që merr vendime është Komisioni i Rithemelimit.

About Redaksia

Check Also

Lajthit Rama, urdhëron shoqërimin e 3 të miturve në komisariat pse nuk i buzëqeshën!

Një situatë sa skandaloze dhe sa e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën …

Leave a Reply