Kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj doli në një komunikim me mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar. Teksa gazetarët po e pyesnin se sa deputetë e mbështesin në qëndrimet e tij, në sfond u përgjigj deputeti Luan Baçi. Ai tha se. Alibeajt i ka mbetur vetëm Gazment Bardhi.
Gazetarja: Sa deputetë ju mbështesin me këtë mendim zoti Alibeaj?
Luan Baçi: Vetëm Bardhi.
Enkelejd Alibeaj: Ja e patë një zë, ja ky është një zë që është bashkimi.
Gazetarja: Edhe zoti Bardhi vetëm një gjuhë ka përdorur dje në rrjetet sociale.