Nënë Liza lutje publike Ramës: Mos e lër Erion Veliajn të më rrahë rrugëve

Nënë Liza, simboli i protestave të banorëve te “5 Maji” ishte e ftuar sot në emisionin “Ditë e Re”, e cila foli për prishjen e shtëpisë së saj dhe për letrën që i kishte shkruajtur kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa e lexoi live, ajo si mbajtë dot lotët.

Në letër nënë Liza i bën thirrje kryeministrit që Erion Veliaj të mos i bëjë presion dhe të mos i nxjerrë njerëz për ta shtyrë, siç bënë në protestën e disa ditëve më parë.

“Po të bëj një lutje publike, si nëna jote, jo si nënë Liza, mos e lej Erion Veliajn që të më bëj presion dhe të më nxjerri njerëzit të më shtyjnë siç më bëri dje, Drita Arapi nëna ë atij djalit dhe asaj vajzës që punojnë në bashkinë e Tiranës me urdhër të Erion Veliajt, pash zotin e madh, po të lutet nëna ma heq qafe Erion Veliajn, e mos të vdes rrugëve duke u shtyrë nga njerëzit e Erion Veliajt as nga policia bashkiake si me shtyri djali i kësaj dhe këtë ka për ta paguar dhe Erion Veliaj”, u lexua në letër.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply