Rama paralajmëron rritje të çmimit të energjisë elektrike

Teksa fliste për krizën energjetike nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Rama tha se ministria po bën një studim për familjet e pasura që përkohësisht të paguajnë më shumë për energjinë elektrike.

“Ne i qëndrojmë asaj që kemi vendosur të bëjmë. Nuk do e rrisim çmimin e energjisë elektrike. Ndërkohë ministria po bën një studim për familjet e pasura, jo për të rikthyer fashat e tmerrshme që na çuan në katastrofë totale dhe na lanë në në buzë të humnerës në vitin 2013 për të parë nëse mund të bëjmë një ndarje të përkohshme ku ata që kanë më shumë të paguajnë më shumë në energjinë elektrike. Asnjë familje të mos ketë kosto rritje për çmimin e energjisë”, tha Rama.

Për krizën energjetike Rama tha se kjo ndodhi jo për shkak të problemeve të brendshme apo keqmenaxhimit. Por duket se kryeministri bën sikur harron dhe nuk di sa herë flitet për energjinë elektrike.

Niveli në kaskadën e Drinit është drejt pikës së vdekjes, Fierza është tharë duke shkaktuar një dëm të konsiderueshëm. Për Edi Ramën, kjo ka ndodhur për shkaqe të tjera, por vetëm keqmenaxhim nuk ka sipas tij.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …

Leave a Reply