Bylykbashi flet për risitë e Statutit të ri të PD: I hoqëm pushtetet kryetarit dhe sekretarit…

Deputeti dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Oerd Bylykbashi i ka quajtur risitë e statutit të Partisë Demokratike, si instrumente për demokratizimin e partisë, pas një periudhe të gjatë vendimesh autokratike.

I ftuar në Euronews Albania, Bylykbashi tha se, statuti i ri i dha pushtet organeve kolegjiale me synim fuqizimin e anëtarësisë.

Sipas Bylykbashit, shembulli për procedurën që duhet ndjekur në vijim nga strukturat e PD-së është shkarkimi i ish-kryetarit Lulzim Basha.

Ndërkohë sa i përket fraksioneve, Bylykbashi shpjegoi se ato formohen duke krijuar një program ndryshe nga ai i partisë dhe merr mbështetjen e 15% e anëtarëve të Këshillit Kombëtar, degëve apo deputetëve të PD, që me numrat e sotëm i thonë 8 deputetë.

Bylykbashi: I Hoqëm pushtetet kryetarit, sekretarit të përgjithshëm që ai i kishte marrë gjatë këtyre viteve, ia dhamë organeve kolegjiale, kryesisë dhe kolegjit për fuqizimin e anëtarësisë, që ishte primare. Diçka tjetër është që ne sollëm referendumin.

Nuk është instrument për zgjidhjen e një krize të veçantë. Jep mundësi të lançosh program më të ndryshëm brenda partisë, ta ndiejnë veten në shtëpinë e tyre, ose të kthehen në shtëpinë e tyre.

Gjithashtu Bylykbashi thekson se statutit të ri, cakton anëtarësinë që të votojë për kandidatët e partisë për deputetë, kryetar bashkie dhe këshill bashkiak.

Përplasjet për drejtimin e partisë që vijojnë në gjykatë, sipas deputetit janë vetëm vonesa të një bashkimi shumë të nevojshëm, i cili ka rifilluar në bazë.

Bylykbashi: Janë anëtarësia që përcakton kandidatët dhe ne i dhamë provat në janar. Për 6 bashki u zgjodhën kandidatët nga anëtarësia. Nuk u imponua asnjë kandidat, nuk u përjashtua asnjë. Ka dhe një element tjetër; statuti i njeh votën edhe simpatizantëve, që nuk janë anëtarë.

Vetë kam shembuj se si po zgjidhen në funksione drejtuese në bazë kandidatë që kanë qenë deri në 6 mars në krahun e Bashës. Baza po e mbyll me shpejt këtë çarje që shkaktoi Lulzim Basha, qe përgjegjësi e tij por jo e atyre të tjerëve që besuan, se pse jo ky ka të drejtë.

About Redaksia

Check Also

Dash Sula nuk do të jetë në listat për deputet të partisë së re

Kreu i Nismës Thurje (pjesë e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet), Endri Shabani, është shprehur se …

Leave a Reply