Mister plagosja me 3 plumba e Kryetarit të Njësisë Administrative në Lezhë

Kryetari i Njësisë Administrative Kallmet, Lezhë, Besnik Simoni u plagos mesditën e sotme pas një debati në zyrë me Altin Markun. Shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa dyshohet se dy personat në fjalë kanë pasur konflikte të mëhershme.

Pasi plagosi Besnik Simonin, Altin Marku u largua nga vendngjarja ndërsa policia ngriti disa pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e tij.

Arratia e Altin Markut nuk zgjati më shumë se tre orë ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur të tjera detaje.

Aktualisht Kryetari i Njësisë Administrative Kallmet, Besnik Simoni, ndodhet në spitalin e Lezhës ku po merr ndihmë mjekësore ndërsa gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Burime bëjnë me dije se Altin Marku është arrestuar nga policia në një banesë ku ishte fshehur në Kallmet. Blutë e Lezhës kanë gjetur në vendngjarje 12 gëzhoja pistolete.

About Redaksia

Check Also

“Më tregoni sa keni marrë ti dhe Andi Bejtja, më jepni mua gjysmat dhe e mbaroj që sot…”/ Dëshmia e gazetarit pse braktisi Ramën

Në një rrëfim fshikullues dhe plot detaje, gazetari i njohur sportiv Adriatik Dosti sjell në …

Leave a Reply