Alizoti: Berisha është shumicë në parti! Sjellja e Alibeajt nuk i shërben PD-së!

Deputeti i PD, Tomorr Alizoti tha në emisionin ‘Çim Peka Live’ se, pas zgjedhjeve lokale të 6 marsit u faktua përmes votës se Sali Berisha është shumicë në këtë parti. Alizoti tha se, Berisha i ka sfiduar të gjithë ndërsa theksoi se minoranca në këtë parti s’mund të vendosë kushte.

“Luftërat e brendshme politike janë luftëra civile që nuk i fiton kush. Krizë e madhe, tronditje e madhe brenda PD, elektoratit dhe brenda grupit parlamentar. Pas 6 marsit Berisha ishte shumicë në Partinë Demokratike. 6 marsi faktoi përmes votës që Berisha është shumicë.

Pas 6 marsit, edhe deputetët që ishin pranë Bashës, i reaguan dhe ndikuan në dorëheqjen e tij. Çdo gjë e vendosur politikisht nga Basha politikisht nuk përbën më sens”, tha Alizoti.

Më tej ai shtoi se një njeri që ka dalë në minorancë nuk mund të caktojë kryetarin e grupit parlamentar pa një pajtim publik që të shpëtojë PD-në.

“Sjellja me këtë llojë potence nuk i shërben partisë. Alibeaj nuk mund të vazhdojë këtë dominancë se është minorancë. S’mund të vazhdojë sjellja dominuese se kanë ndryshuar balancat. Me faktimin elektoral balancat kanë ndryshuar”, tha Alizoti.

Sakaq, Alizoti theksoi se minoranca nuk mund të vendosë kushte për të bashkuar Partinë Demokratike.

“Ikjen e dy njerëzve e vendos vota. Minoranca s’mund të vendosë kushte. Kryetari i PD është ai që mund Berishën me votë. Duhet të ndodhë në garë e gjitha kjo”, tha Alizoti.

About Redaksia

Check Also

Edi Rama në bashki, ose kthimi në vendin e krimit!

Nga Armir SHKURTI Pas arrestimit të Veliajt, Edi Rama u rishfaq në bashkinë e Tiranës. …

Leave a Reply