Ristani: Ankimimi i Alibeajt pa vlerë! PD përfaqësohet me Komisionin e Rithemelimit

I ftuar në Çim Peka Live, anëtari i Komisionit të Rithemelimit Arben Ristani ka folur në lidhje me animimin e Alibeajt për vendimin e gjykatës në 25 mars që regjistroi statutin e PD-së të dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit.

Ristani theksoi se ‘asnjë person tjetër që nuk është pjesë e procesit, nuk ka të drejtë të ankimojë çështje të tilla’ dhe thënë me fjalë të thjeshta, një proces me një palë në shkallë të parë nuk mund të kthehet në apel me dy palë.

Ristani: Këto janë çështje pa palë kundërshtare janë kërkesa që i drejtohen gjykatës dhe në këtë rast vetëm pala që është në proces ka të drejtë të bëjë ankim. Asnjë person tjetër që nuk është pjesë e procesit, nuk ka të drejtë të ankimojë çështje të tilla. Për ta thënë më thjeshtë, një proces me një palë në shkallë të parë nuk mund të kthehet në apel me dy palë.

Përveç kësaj është edhe problemi që çfarë përfaqëson Alibeaj sepse me statutin e regjistruar në gjykatë përfaqësimi i PD-së me të tretët është nëpërmjet Komisionit të Rithemelimit. Por edhe me statutin që ishte përfaqësimi është nëpërmjet kryetarit dhe duhet që vendimi i Këshillit Kombëtar të regjistrohej në gjykatë dhe pastaj mund të kishte mudnësinë e përfqësimit me të tretë.

Por sot kemi një vendim që tregon se PD-ja përfaqësohet me të tretët nëpërmjet Komisionit të Rithemelimit.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply