Aleksandr Dugin zbulon të vërtetën mbi luftën e Putinit kundër Perëndimit

Le ta nisim nga fillimi: pse dhe kur lind konflikti në Ukrainë?

Është një konstante e gjeopolitikës. Rrënjët e saj zbresin në Rusinë e lashtë, kur principatat ruse perëndimore të Volhynia dhe Galicisë luftuan me principatat ruse lindore, sidomos Rus’ i Vladimirit, për kontrollin e Kievit. Kievi dhe froni i Kievit kaluan dora dorës. Më vonë, Grandukati më së fundi ju transferua Rusisë lindore – Vladimirit dhe Moskës – dhe tokat ruse perëndimore kaluan nën dominimin e principatës  së Poloni – Lituanisë. Moska i reklamoi territoret e Ukrainës aktuale, të ndarë prej shekujsh midis Polonisë, Austro – Hungarisë dhe Perandorisë Osmane. Kështu u forrmësuan dy identitete: Rusi i Madh (moskovitë) dhe Rusi i Vogël (malorossy – banorët modernë të Ukrainës perëndimore). Kozakët e Malorossisë ju bashkuan Rusisë në shekullin e XVI. Në Katerinën e Madhe, perandoria ruse e çliroi Novorossia (të gjitha territoret e Ukrainës moderne lindore dhe Krimenë) nga turqit. Rusia edhe ribleu nga Polonia territoret në veri – Chernigovin, Kievin etj. Së fundi, Stalini reklamoi Galicinë nga Austria e nga Polonia gjatë Luftës së Dytë Botërore, territori i Republikës Socialiste Sovjetike të Ukrainës konsistonte në territore dhe grupe etnike të ndryshme, të përfshirë midis Velikoross dhe Rusëve të Vegjël (malorossi). Perëndimi kishte kërkuar të krijonte një komb ukrainas artificial qysh nga shekulli i XIX. Gjeopolitikani Mackinder ishte Komisari i Lartë i Antantës m të bardhët dhe krijoi një plan për të ndërtuar Ukrainën e pavarur nga Rusia si unazën kryesore të kordonit sanitar midis Rusisë dhe Europës kontinentale. Bolshevikët nuk e lejuan që kjo të ndodhte dhe i inkorporuan territoret e Rusisë së Madhe lindore dhe të Rusisë së Vogël perëndimore në Bashkimin Sovjetik.

Gjenerata e re e gjeopolitikanëve perëndimorë – Brzezinski e të tjerë – kanë synuar sërish mib ndarjen e Ukrainës nga Rusia. Pas shembjes së Bashkimit Sovjetik, të gjitha territoret e Republikës Socialiste Sovjetike të Ukrainës, bashkë me Krimenë, u bënë pjesë e Ukrainës, por territori i Ukrainës ka rezultuar se ka dy popuj – një proeuropian dhe një prorus. Ishte një kufi midis dy qytetërimesh, atij ruso – euraziatik dhe atij perëndimor. Perëndimi i ka besuar njërit prej tyre, atij proeuropian, dhe për të përshpejtuar krijimin e një kombi në Ukrainë që nuk ka ekzistuar kurrë, ka lejuar përhapjen e një versioni rusofob të nazizmit ukrainas. Putini ka filluar ta forcojë sovranitetin e Rusisë si shtet dhe qytetërim. Më pas Perëndimi ka mbështetur neonazistët ukrainas dhe perëndimorët radikalë në grushtin e shtetit të Maidanit të periudhës 2013 – 2014. Putini i është përgjigjur duke bashkuar Krimenë dhe duke mbështetur Donbasin. I mbështetur nga Perëndimi, Kievi ka krijuar një qeveri neonaziste në Ukrainën lindore dhe ka filluar të bombardojë Donbasin dhe të ndërmarrë rregullisht seanca ndëshkuese. Njëkohësisht, Ukraina po vraponte drejt NATO, duke tentuar të zhvillojë armë bërthamore, armë biologjike ilegale në biolaboratorët e menaxhuar me pjesëmarrjen e Hunter Biden dhe duke u përgatitur të sulmojë fillimisht Donbasin dhe më pas Krimenë. Kësaj radhe Rusia ka ndërmarrë një operacion ushtarak special kundër regjimit të Kievit. Objektivat e tij janë çmilitarizimi dhe denazifikimi i Ukrainës – i gjithë Ukrainës, jo vetëm i asaj lindore.

Perëndimi që ka qenë iniciatori i shkëputjes së Ukrainës nga Rusia – Brzezinski ka thënë se pa Ukrainën, Rusia nuk mund të bëhet kurrë një perandori, domethënë një fuqi gjeopolitike e pavarur dhe sovrane. Putini ka dëgjuar fjalët e tij, pasi Brzezinski kishte të drejtë, por shahu është një lojë dyshe. Fati i rendit botëror vendoset tani në Ukrainë: fitorja e Rusisë dhe praktikisht hyrja e saj në një fazë të ashpër konfrontimi me Perëndimin prapa regjimit të Kievit, nënkupton fillimin e një bote multipolare. Kina e mbështet Rusinë pikërisht pse vetë Kina bëhet automatikisht një polt i pavarur në një botë multipolare. Hegjemonia e Perëndimit liberal do të bjerë. Ndryshimi i arkiekturës së botës ndodh thuajse gjithmonë, nëpërmjet aksionit ushtarak, por faji për këtë është i Perëndimit dhe i lidershipit globalist të Shteteve të Bashkuara. Nën Trump, që e kishte pranuar një botë multipolare, një situatë kaq e ashpër ka mundësi që nuk do të ishte verifikuar.

Në Ukrainë është në zhvillim në luftë civile apo pasojë e një përplasje qytetërimesh?

Të dyja. Parasëgjithash, është përplasja e qytetërimeve, për të cilën ka shkruar Huntington.  Kufiri midis qytetërimit rus dhe atij perëndimor e përshkon Ukrainën, duke e ndarë më dysh. Perëndimi dëshironte të vendoste kontrollin mbi të gjithë Ukrainën. Putini nuk ka lejuar që një gjë e tillë të ndodhte, natyra e luftës civile ka të bëjë me dyshen e pozicioneve në vetë Ukrainën, siç e kam shpjeguar më parë. Ukraina lindore ësht pushtuar nga politikan rusofobë – nacionalistë për 8 vite pas Maidanit. Lufta civile ka avancuar thelbësisht gjatë gjithë kësaj kohe, por në formën më akute të saj është manifestuar në shfarosjen e rregullt e popullsisë civile të Donbasit nga ana e ushtrisë ukrainase dhe e forcave naziste.

Në benefit të lexuese tanë, mund të na shpjegoni vizionin unipolar të botës në kundërvënie me atë multipolar?

Unipolarizmi është një rend botëror ku ka vetëm një qendër vendimmarrëse (Uashingtoni), hegjemonia i përket vetë një blloku ushtarak (NATO), njo sistemi të vetëm vlerash (demokraci liberale, LGBT+, politika gjinore, kultura e kancelimit, Grande Reset, etj.). Kjo është ajo mbi të cilën këmbëngulin sot elitat liberale dhe sidomos administrata Biden, neokonët amerikanë dhe globalistët si Soros, Schwab etj. Një botë multipolare implikon ekzistencën e qytetërimeve të ndryshme – perëndimor, rus, kinez (këto tri pole ekzistojnë tashmë dhe po deklarohen qartazi), ashtu si ai indian, islamik, latinoamerikan (janë në ardhje) dhe në të ardhmen afrikan. Kjo nënkupton se nuk do të ketë më një, por qendra të ndryshme vendimmarrëse (sot Uashingtoni, Pekini dh Moska, por më shumë nesër), hegjemoni rajonale të ndryshme (hapësira të mëdha), sisteme ideologjike të ndryshme (liberal perëndimor, kinez komunisto – konfucian, ortodoks – eurazian, ashtu si islamik, hindù, etj.). Në një botë multipolare monopoli i Perëndimit në fushën ushtarake, të sistemeve ekonomike, ideologjike dhe kulturore do të hiqet. Ky është sensi i konfrontimit të ashpër në Ukrainë. Është një konflikt ushtarak që shoqëron ndryshimin e rendit botëror dhe tranzicionin tek multipolariteti.

Në vizionin e saj, pse Rusia përfaqëson kulturën tradicionale, ndërsa Perëndimi bashkëkohor është Antikrishti?

Sepse Rusia qëndron për vlerat tradiconale, vlerat konservatore – kishë, shtet, familje – ndërsa Perëndimi i kundrëvihet drejtpërsëdrejti – pasmodernizëm, ateizëm apo indiferencë ndaj religjonit, abrogim i qeverive shtetërore në favor të një qeverie të vetme botërore, martesa gei, aborte, persona transgjinorë etj. E dimë sesi progresistët e shohin shoqërinë tradicionale, por nuk e mendojmë sesi shoqëritë tradicionale e shohin “Perëndimin progresist”. Dhe e shohin si një “qytetërim të Antikrishtit”.

Lufta në Ukrainë mund të çojë në një rend të ri botëror?

Po, është saktësisht kësaj që i shërben.

A mund të përjashtohet se pas 50 apo 60 vjetësh do të zbulohen pakte sekrete midis Rusisë, Kinës dhe Indisë mbi këtë “operacion ushtarak special”?

Nuk besoj se po flasim p;r pakte. Putini e ka diskutuar nj; operacion ushtarak special me Pekinin, kjo është e sigurtë, por ngjarjet po zhvillohen në një mënyrë kaq radikale sa që India dhe të tjera pole potenciale të botës multipolare po shikojnë sukseset e Rusisë dhe reagimin e Perëndimit më shumë sesa të impenjohen aktivisht në situatë. Kur Rusia do të fitojë, të gjithë do të përfitojnë nga mundësitë e reja të ofruara nga multipolariteti, ama pesha do të mbahet vetëm nga Rusia. Ky ka qenë shpesh rasti në histori. 

Lidhur me fjalët që përkufizojnë aksionet, në Perëndim dhe, për pasojë, edhe në Itali, diskutohet mbi ndalimin e përdorimit të fjalës luftë në Rusi. Duke shkuar përtej propagandë/polemikës prej talk-show, çfarë nënkupton kjo zgjedhje leksikore?

Putini demonstron kështu se kjo nuk është një luftë midis Rusisë dhe Ukrainës, është diçka e ngjashme me një operacion antiterrorizëm, në shpirtin e asaj që Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë kryer në Lindjen e Mesme apo në Afganistan. Nuk është një luftë me një vend, aq më pak kundër popullit të tij, që është historikisht një cope me ne, por me drejtuesit politikë properëndimorë dhe formacionet terroriste neonaziste.

Në një intervistë të kohëve të fundit keni trajtuar konceptet e “Grande Reset” dhe “Grande Risveglio”, të ndodhura në librin tuaj, duke i përcaktuar dy partitë e vetme aktualisht ekzistuese në botë. 

Po. Gjithçka është e qartë me “Grande Reset”, këtë ideologji të globalistëve dhe të liberalëve që kërkojnë ta konsolidojnë me çdo kusht pushtetin e tyre planetar dhe duke përdorur mjetet e reja për këtë qëllim – rrjete globale, kontroll total, kontroll mendor i masave, totalitarizëm mediatik, shkatërrimin e sekseve tradicionale dhe në të ardhmen e afërt kryqëzimin e humanëve me makinat, duke përdorur pandemi, luftëra, konflikte etj. Por të gjitha këta njerëz duhet të kuptojnë objektivat e vërteta e elitës globaliste, që jo vetëm shkojnë kundër popujve të vendeve armiqësore (si Rusia apo Kina sot), por edhe kundër vetë popujve të tyre. Nga këtu persekutimi nga ana e këtyre elitave të “Grande Risveglio” si nga amerikanët (siç e shohim në mbështetësit e Trump), ashtu edhe nga europianët (presion i paprecedent ndaj populistëve). Grande Risveglio është fitimi i vetëdijes se është e nevojshme të konfrontohen jo midis tyre, jo popull kundër popullit, por ideologjia dhe hegjemonia e elitave botërore. Grande Risveglio është një internacionale antiglobaliste, e projektuar për të bashkuar të gjithë mbështetësit e multipolaritetit dhe cilëndo prej ideologjive me kontradiktore dhe ekstravagante që i kundërvihen liberalizmit.

Lufta e luftuar me armë e vendos agresorin në një pozicion aq më pak të kritikueshëm. Nëse Ukraina është terreni i përplasjes midis të dyja partive të mësipërme, ajo që i përket Rusisë mund të pësojë një “dëm imazhi”?

Po, demonizimi i mëtejshëm i Rusisë, vala e rusofobisë dhe e mediave që e diskreditojnë Putinin dhe Rusinë janë çmimi që duhet të paguajmë për një botë multipolare, sidomos kur shtypi botëror mbetet unipolar. Në rast se globalistët do t’i kishin dëgjuar kundërshtarët e tyre, nuk do të kishte pasur luftë. Oh, për Perëndimin çdo bisedë është një monolog. Tjetri nuk ekziston për të dhe nuk ka mënyrë tjetër për Rusinë që të këmbëngulë të ketë një Tjetër në këtë konflikt. E kemi provuar gjithçka më parë. Pa sukses.

(nga Il Tempo)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …

Leave a Reply