Avokatja: Laureta Nikolli u gjobiti 12 milionë lekë kur ajo denoncoi takimin me Ramën

Banorët e zonës së ‘5 majit’ ditën e djeshme kanë protestuar përpara Bashkisë së Tiranës. Qytetarët të cilëve i’u është shembur shtëpia, por edhe ata të cilët presin t’iu shembet në fazën e dytë, kanë përsëritur kërkesat e tyre ndaj bashkisë dhe qeverisë, ku më kryesorja është dëmshpërblim sipas vlerës së tregut për çdo metër katror që do tu shëmbet.

Laureta Nikolli, një nga banoret e kësaj zone, e cila vetëm disa ditë para shembjes, u gjobit për ndërtim pa leje, për shtëpinë e saj ekologjike, ka akuzuar kreun e IMT Tiranë, Mariglen Qato se ka kërcënuar atë dhe familjarët e saj.

Për të folur më shumë në lidhje me këtë ngjarje ishte e ftuar në Syri Tv, vetë Laureta Nikolli, banore e “5 Majit” si dhe avokatja dhe aktivistja Adriana Kalaja.

Adriana Kalaja foli më shumë në lidhje me gjobën e majme dhe të pjustifikueshmë që ju vendos Lauretës.

“Një nënë me dy fëmijë u la 72 orë në masë arresti, gjykata e nxori, duke e lënë me detyrim paraqitjeje.

Laureta nuk bëri asgjë thjesht qëndroi në pronën e babit të saj, ku po mbronte pronën e familjes së saj. Është për t’u vlerësuar fakti se sapo ajo tregoi mbi takimin me Ramën, IMT bëri gati gjobën.

Në një kohë që i shembet banesa, shoqërohet në komisarit dhe i vendoset dhe fleta e gjobës, 3 veprime antiligjore”.

Ndërsa Laureta tregoi se shtëpia e drurit ka kushtuar rreth 10 mijë euro ndërsa gjoba rreth 12 milionë lekë të vjetra.

E përsa i përket 72 orëve në qeli, Laureta tregoi:

“Po hidhej gaz lotësjelles dhe shkova tek policia që t’ju thoja të ndalonin, në atë moment u kapa befasisht dhe as nuk kuptova çfarë ndodhi. Në momentin që më morën me dhunë duke më tërhequr nga kapuçi i xhupit , në atë moment nuk e dija ku isha. Kur jam shoqëruar në komisariat, gjendja ime shpirtërore ka qenë shumë e keq, mundohesha të flija, dhe pse nuk doja të flija, por flija për të mos menduar.

Unë tani jam me fëmijët, kemi marrë një banesë të re dhe ato s’po e përjetojnë mirë, sepse kanë miqtë në lagjen e vjetër sepse janë mësuar më atë vend.

Adriana Kalaja: Gjithë problemi gjobës ishte se në një kohë që Laureta tenton para disa viteesh tenton të bëjë legalizimin, institucioni i kthen përgjigje që kjo është një banesë e përkohshme dhe nuk ja pranoi legalizimin.

Dhe në atë zonë e vetmja që gjobitet është Laureta Nikolli po kështu argumentuam para gjykatës se ky objekt nuk është ndërtim pa leje por është objekt i gatshëm.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply