Bumçi: Yuri Kim nuk mund të caktojë kryetarin e PD!

Ish-deputeti demokrat Aldo Bumçi në një intervistë për RTV ORA komentoi situatën në Partinë Demokratike. Bumçi u shpreh se rëndësi ka vullneti i demokratëve që është shprehur me votën e 11 dhjetorit dhe 6 marsit.

Sa i përket deklaratave të ambasadores Yuri Kim, Bumçi theksoi se ajo s’mund të caktojë kryetarin e Partisë Demokratike. Në lidhje me çështjen e presidentit ai tha se nuk ka diskutime dhe se PD-ja do të mbledhë forumet e saj dhe do të dalë në një qëndrim institucional.

“Rëndësi ka vullneti i demokratëve që është shprehur me votën e 11 dhjetorit dhe 6 marsit. Ne jemi shumicë edhe pse nuk kemi pasur logu duke dalë me një diferencë të madhe me kandidatët e Bashës.

Kjo është një çështje e vërtetuar dhe është shprehur edhe gjykata më pas. Gjykata na dha të drejtën ligjore për selinë dhe për logon. Ky është edhe vullneti i demokratëve dhe shqiptarëve. Çdo qëndrim tjetër do të thotë të mos respektosh qytetarët e këtij vendi.

Në lidhje me çështjen e presidentit nuk ka diskutime ende që kanë nisur. PD-ja do të mbledhë forumet e saj dhe do të dalë në një qëndrim institucional dhe legjitim.

Ambasadorja mund të takojë kë të dojë, por se cili do të jetë krye i PD-së caktohet nga vota dhe kjo do të thotë të mos respektosh vullnetin e votuesve. Vlera e demokracisë dhe botës së lirë është respektimi i votës së qytetarëve”, tha Bumçi.

About Redaksia

Check Also

21 organizata civile thirrje urgjente për krijimin e qeverisë teknike për zgjedhjet

Ne, qytetarë dhe organizata shqiptare të angazhuara në promovimin e demokracisë, lirive themelore dhe një shteti …

Leave a Reply