Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur shqetësimin e tij se ‘Ballkani Perëndimor mund të jetë një terren ku fushëbetaja të reja ruse mund të zhvillohen nga ana e përfaqësuesve të saj’.
Gjatë një interviste për CNN, pyetjes se ‘a është Kosova e përgatitur për një skenar kur Serbia mund ta luftojë Kosovën’, Kurti theksoi se ‘duhet të jemi vigjilentë, pasi janë dhjetra baza serbe përreth Kosovës’.
Gjithashtu Kurti ka përmendur dhe rritjen e buxhetit të Kosovës për FSK’në.
‘Serbi nuk është neutrale, Serbia është me Federatën Ruse ka 42 baza që operojnë përreth Kosovës dhe duhet të jemi të kujdesshëm pasi ta mund ta luajnë rolin e proxie të Federatës Ruse’, tha Kurti.
Pyetjes ‘nëse beson se Rusia mund ta bllokojë Kosovën për t’u anëtarësuar në NATO’, Kurti iu përgjigj se beson se mund të jenë anëtarë të Aleancës së Atlantikut të Veriut me miratimin e vendeve europiane.
‘Spanja, Sllovakia, Rumania dhe Greqia shpresoj që do të na njohin dhe në këtë mënyrë do të jemi anëtare e NATO-s’, deklaroi Kurti.