Shehu: Yuri Kim bëri gafë diplomatike! Alibeaj të sqarojë pozicionin e tij

Deputeti demokrat Tritan Shehu komentoi në emisionin ‘Task Force’ me moderatoren Sonila Meço në Syri Tv situatën në Partinë Demokratike. Shehu theksoi se Enkelejd Alibeaj është kryetar i grupit parlamentar të PD dhe asgjë më tepër.

“S’mund të jetë kryetar i PD i emëruar nga Gazment Bardhi i cili dhe vetë është i shkarkuar. Alibeaj duhet të sqarojë pozicionin e tij dhe të thotë që është kreu i grupit parlamentar të PD”, tha Shehu.

Sa i takon deklaratave të ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila quajti Alibeajn kryetar të PD, Shehu tha se, ajo ka bërë një gafë diplomatike dhe kërkon të dobësojë opozitën.

“Në këto elementë s’ka pse të futet asnjë nga ambasdorët, të mbajnë pozicion të baraslarguar nga aktorët politikë shqiptarë të cilët tashmë qartësisht me zhvillimet politike dhe vendimin e gjykatës kanë qartësuar pozicionin e tyre”, tha Shehu.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Jemi të vendosur për çdo sakrificë për lirinë e votës, për zgjedhje të lira!

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se opozita shqiptarë është e vendosur për çdo …

Leave a Reply