Noka: Po tentojnë të çojnë Lulzim Bashën në krye të Presidencës, janë negociata të fshehta

Deputeti Flamur Noka tha në emisionin ‘A Show’ në Syri Tv se, qeveria nuk e do kurrë një President si Ilir Meta, pasi ai nuk është përfshirë kurrë në pazare dhe pislliqe të kësaj mazhorance.

Noka theksoi se mazhoranca po bën negociata të fshehta që të çojë Lulzim Bashën në krye të institucionit të Presidentit.

“Duan një President kukull. Meta s’ka bërë kompormise. Ai ka qenë barriera e vetme e pakapërcyeshme deri më tani nga regjimi, të gjithë të tjerët i kishte futur në xhep regjimi, përfshirë dhe Partinë Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës.

Në vetëdijen e tyre, Balla dhe gjithë rilindasit kanë të drejtë të mendojnë se të vetmen kala që nuk e morën, ta marrin, siç ishin mësuar me një kukull në krye të opozitës.

Ata nuk dua t’ja dinë për demokracinë por vetëm për xhepin e tyre. Kjo është ulëritëse për situatën ku ndodhet vendi ynë.

Po tentojnë të çojnë Lulzim Bashën, janë negociata të fshehta. Më i zbuluar se është s’ka ku shkon. Por nuk ju dalin numrat e opozitës që mund t’i mbështesin”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply