Berisha: Alibeaj i shkarkuar, e njohin vetëm Lulzim Basha dhe ambasadorja Kim

Lideri historik i PD, Sali Berisha thotë se, Enkelejd Alibeaj është i shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit, i konfirmuar si i ligjshëm edhe nga vendimi i Gjykatës.

Kryetar të PD, tha Berisha, Alibeajn e njohin vetëm Lulzim Basha dhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, të cilën ish-kryeministri e quan ‘guvernatore’, Yuri Kim.

“Në radhë të parë, Alibeaj, e gjithë kryesia e PD-së dhe ish-kryetari janë shkarkuar nga kuvendi i 11 dhjetorit, tashmë i pranuar universalisht dhe ligjërisht. Është qesharake të mendosh se mund të pranohet kryetar një ish-nënkryetar i shkarkuar nga 4900 delegatë”, thotë Berisha, që shton se “Alibeaj nuk është kryetar, me vjen keq, asnjë nuk e njeh si të tillë, përveç atij që e propozoi dhe “guvernatorja” Kim”, tha Berisha për emisionin “Debat” në A2.

Ndërkohë që ish-kryetari Lulzim Basha sipas tij “kishte mision nga Edi Rama dëmtimin dhe përçarjen brenda Partisë Demokratike”, Berisha tregon se ata që ndjekin ende Bashën nuk kanë një të ardhme në parti.

“Alibeaj dhe çdo demokrat duhet të mendojë këtë. Situata e krijuar nga 9 shtatori, ishte rezultat i vendimmarrjes së kryetarit Lulzim Basha. Ai u largua si pasojë, e pranoi vendimin e 11 dhjetorit dhe dha dorëheqjen.

Çdo njeri që vazhdon me bashizmin është i destinuar të dështojë. Po jap një shembull, gjatë takimit të tij në Shkodër Basha tha që do të hidhet në gjykatë vendimi i Gjykatës, por për të gjitha nenet e kodit civil ai nuk është palë. Alibeaj, edhe pse jurist, thjesht ekzekutoi urdhrin e Bashës, zbatoi porosinë e tij”.

Gjithsesi, Berisha deklaroi se “në përpjekjen tonë për të normalizuar jetën në grupin parlamentar”, Alibeaj ende njihet nga Komiteti i Rithemelimit si kreu i grupit parlamentar, por që vendimet nuk mund të jenë personale, por ato të Kryesisë të atij grupi.

“Kam deklaruar që ai është kryetar i grupit, por këtu ka një çështje. Grupi ka një kryesi, dhe është ajo që duhet të përcaktojë agjendën e grupit, nëse ky rregull respektohet, ne jemi të prirur të vazhdojmë punën.

Statuti i PD kërkon që kryetari grupit parlamentar të jetë nënkryetar i partisë, Alibeaj do të ketë të drejtë të kandidojë, nëse votohet për nënkryetar ka të gjithë të drejtat të vazhdojë, po fitoi dikush tjetër do të votohet nga grupi parlamentar.

Është diçka që duhet të zgjidhet me votë të lirë, dhe zgjedhjet do të bëhen siç thotë statuti, me votë të lirë për çdo post. Ai nuk është zgjedhur me këtë procedurë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply