Manjani: Kim është “non grata” në Shqipëri, nuk ka lidhje me diplomacinë

I ftuar në A Show me Adi Krastën në SYRI TV, ish-ministri Ylli Manjani ka folur për takimin e sotëm të Yuri Kim me deputetin Enkelejd Alibeaj dhe zhvillimet në PD.

Manjani ka ironizuar me marrëveshjen që Kim i ka bërë Berishës gjatë ditëve të fundit, madje e ka quajtur atë një non grata në Shqipëri pasi sipas tij ajo nuk asnjë lidhje me misionin diplomatik në vend.

Duke e krahasur me Grenell në Berlin, Manjani theksoi se ai nuk ka bërë as një të njëqindën e asaj që ka bërë Kim në Tiranë dhe është larguar brenda 24 orëve.

Pjesë nga intervista

Manjani: Nuk ja vlen të komentojmë me kë bënë foto Yuri Kim. Doktor Berisha ka denoncuar një marrëveshje që i ka bërë Yuri Kim që të mos kandidojë për kreun e PD-së madje edhe të vendosë një kryetar tjetër kë të dojë ai qoftë edhe për pak kohë.

Krasta: Nëse është e vërtetë si e përkthen këtë?

Manjani: Yuri Kim propozon marrëveshje? Uaau! Një non grata që do hanim bar po të flisnin me këtë? Uaau! Pra fliskan me Berishën këta, spaskan parime këta? Uaau! USA? Uaau! Kanë lënë çdo punë këta, ska asnjë konflikt bota dhe gjithë punët që ka DASH dhe Yuri Kim është të merren me Berishën? Uaau! Sa uaau do?

Si është e mundur që ofrojnë një marrëveshje këta? Marrëveshje për çfarë? Këto non grata u jepkan dhe u hiqkan për qejf? Është qesharake është niveli më i ulët i përfaqësimit.

Krasta: Ka tre tendenca që unë vë re me performacën e ambasadores së ShBA-së në Tiranë, një tendencë është ta sulmojnë atë, një tendencë është ta neglizhojnë atë dhe një tendencë është ta demaskojnë atë.

Manjani: Unë mendoj se mbi të gjitha, shqiptarët nuk kanë të drejtë ta fyejnë. Është e papranueshme. Kush do që e ofendon atë do të thotë se nuk ka argument. Argumente ka sa të duash. Unë Ylli Manjani mendoj dhe e kam thënë se ajo është ‘non grata’ dhe nuk ka asnjë lidhje me misionin diplomatik. Një shtet normal do ta përzinte nga territori i Republikës së Shqipërisë. Sepse i ka kaluar të gjitha limitet legale, kushtetuese dhe njerëzore. Nuk ka bërë asnjë të njëqintën e kësaj që bënë Kim në Tiranë, Grenell në Berlind dhe iku për 24 orë.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply