Rritet sërish çmimi i karburanteve

Bordi i Transparencës i mbledhur vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas.

Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare. Sipas vendimit të bordit, nafta do të shitet me 233 Lekë/litri, ndërsa benzina me 209 Lekë/litri.

“Nisur sa më sipër, Bordi i Transparencës i ngritur me vendim qeverie, me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit  21/5 të Aktit Normativ, vendosi:

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 05.04.2022 deri në datë 12.04.2022, si më poshtë:

221 Lekë/litri për gazoilin;

197 Lekë/litri për benzinën;

103 Lekë/litri për për gazin e lëngshëm të naftës

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 05.04.2022 deri në 12.04.2022, si më poshtë:

233 Lekë/litri për gazoilin;

209 Lekë/litri për benzinën;

115 Lekë /litri për gazin e lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).”, thuhet në vendimin e bordit.

“Vendimi i Bordit hyn në fuqi  dhe do reflektohet në datë 5 prill, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim”.

About Redaksia

Check Also

Një javë nga nisja e shkollës/ Lulet shumë të bukura, por unë zgjodha një dhuratë speciale për mësuesen time!

Edhe pak ditë kanë mbetur nga fillimi i shkollës dhe jam shumë i emocionuar. Do …

Leave a Reply