Dhjetra kuintalë me mollë hidhen rrugëve në Dibër, nuk ka treg

Dibranët vijojnë të derdhin prodhimin e vitit të kaluar të mollëve. Ndonëse për ta ka qenë një sezon shumë i mbarë me prodhim shumë të lartë, mungesa e tregut të shitjes ka bërë që atyre tju mbeten stok mollët deri në kalbjen e tyre.

Shumë prodhues të mollës e kanë derdhur anash rrugës nacionale Maqellarë – Peshkopi prodhimin e vitit të kaluar. Sasia e derdhur e mollëve është e madhe, ndërsa të shqetësuar janë çobanët që kullotin bagëtinë e imtë në këtë zonë.

Ata shprehen se kanë frikë se ju helmohet bagëtia, ndaj mundohen t’i shmangin zonat ku janë derdhur me dhjetra kuintal mollë të prodhuara në sezonin e kaluar nga banorët e Maqellarës, Grezhdanit, Melanit etj.

Edhe prodhues të tjerë të mollës i kanë derdhur prodhimet e vitit të kaluar pasi nuk kanë gjetur treg shitjeje me shumicë.

About Redaksia2

Check Also

Aeroporti i Vlorës/ Zhupa: “Mallkimi i flamingove” zuri aksionerët, “revolucioni i flamingove” do të zërë edhe qeverinë e korrupsionit

Deputetja e PD, Ina Zhupa, ka risjellë në vëmendje denoncimet e hershme për Aeroportin e …

Leave a Reply