Pse Rama po kërkon të peshkojë një President në Kosovë?

Bledi KASMI

Ramës i duhet një kukull-President nga Kosova për të çbërë Kosovën. Si mund ta bëjë këtë? Natyrisht është i njëjti skenar që në filim të hyrjes së tij në qeveri.

Synimi i parë është që të eklipsojë institucionet legjitime të Kosovës.

Pra, përderisa kemi President nga Kosova tek “Nëna Shqipëri” përse na duhet një president tjetër në Kosovë?
Pastaj nëse ky President thotë se jemi dakort për “Ballkanin e Hapur” pak rëndësi do të ketë mendimi i Vjosës në Kosovë, sepse një tjetër President po nga Kosova është pro këtij “lloj Ballkani”!

Edhe opozitës së “Ballkanit të Hapur”, Rama u thotë në këtë rast se ju nuk mund ta doni më shumë Kosovën se ky Pesident nga Kosova. Dhe imagjinoni pastaj sikur Rama të peshkojë ndonjë luftëtar të UÇK-së për President në Shqipëri se sa të lehta do të ishin kauzat e pista për ta nënshtruar Kosovën!

Me një President të peshkuar në Kosovë, Rama mund të shkojë edhe më tej, tek ajo pika e rishikimit të kufijve. Një pakt mes një Presidenti nga Kosova dhe Presidentit serb, Vuçiç për qëllimet që ka dështuar deri tani, do te ishte synimi i Ramës duke anashkaluar pra vetë Kosovën.

About Redaksia2

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply