“Një maloke më pak”/ Kalaja: Do protestojmë! 80 përqind e të shkarkuarve janë nga veriu

Avokatja Adriana Kalaja foli në edicionin e pasdites me gazetaren Armela Ferko në Syri Tv për protestën e cila do të mbahet kundër diskriminimit krahinor. Kalaja tha se, termi maloke i ka vënë në lëvizje për të organizuar një tubim për t’i thënë stop diskriminimit të këtij lloji.

Kujtojmë se protesta është nxitur nga deklarata e anëtares së Komisionit të Vettingut, Genta Tafa Bungo, e cila ka përdorur termin maloke për kryeprokuoren e Tiranës, Elisabeta Imeraj.

“Maja e ajsbergut e asaj që ka ndodhur gjatë gjithë kësaj kohe në sistemin e drejtësisë që i ndjekim ditë pas dite, nisur nga kohëzgjatja, me mijëra dosje presin për t’u hetuar e gjykuar, nuk ka asnjë sinjal si do shkojë zgjidhja e këtyre problemeve”, tha Kalaja.

Më tej avokatja tha se ka një tendencë negative për tu shkarkuar jo ai që meriton të shkarkohet, por për tu shkarkuar prej prejadhjes.

“Nëse je nga veriu shumë vështirë të kalosh vetingun. Për t’u shkarkuar se je pjesë e listave që propozojnë Ëngjëll Agaçi dhe Fatmir Xhafaj. Procesi në vetvete është diskriminues. Për një gjyqtar ky proces ecën shpejt dhe nga ana tjetër për disa gjyqtarë tejzgjatet pa justifikim dhe mënyra si sillen këta gjyqtarë të KPK ose KPA me subjektet e rivlerësimit është në shkeje të etikës”, tha Kalaja.

Sipas avokates nga analiza që ajo ka bërë, 80 për qind e të shkarkuarve janë nga Veriu i Shqipërisë dhe kjo nuk është rastësisht.

“Termi që u lançua këto kohë, nuk është i vetmi. 80 përqind e të shkarkuarve janë nga veriu”, deklaroi Kalaja.

“Mos mungoni.Të gjithë bashkë e ndryshojmë këtë vend”,është thirrja që vjen për t’u bashkangjitur në protestën e së nesërmes me moton “Një maloke më pak”!

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply