Shehu: Sipas Ramës, populli vendosi që Shqipëria të quhet “Republika e Kanabisit”!

Nga Tritan SHEHU

Sipas Rames “Populli vendosi qe Shqiperia te quhet Republika e Kanabisit”

Legalizimi i “kanabisit mjekesor”, nje aventure drejt kanabizimit te plote!

“Populli paska vendosur qe Shqiperia te mbushet me droge”, kur siperfaqja e mbjelle me kanabis me 2021 ishte 50% me e madhe se ne 2020.

Kur i gjithe ky proces kanabizimi ka shtuar varferine, demtuar rende bujqesine…

Ka forcuar vetem grupet kriminale, qe tashti u dashkan “legalizuar”!

Kerkohet keshtu t’i hidhet nje “kocke pa mish” shqiptareve per tu hequr mendjen nga varferia, e mashtruar edhe per disa kohe me iluzione te rrezikeshme.

Sepse e verteta eshte krejt ndryshe nga ajo qe servir Rama si mrekulline e mireqenies:

1-Kanabisi mjekesor aktualisht ka perdorim shume te kufizuar ne mjekesi, ne nivel eksperimental, vecanerisht komponenti i tij “dronabinol” mbas perpunimit, per fazat terminale te tumoreve, te HIV dhe ne sklerozen multiple, sipas vete FDA.

2-Shqiperia nuk ka te tilla kapacitete eksperimentale e perpunuese te kanabisit.

Por dhe tregu boteror eshte shume i kufizuar.

Italia psh prodhon sasi te vogla nen kontrollin e ushtrise e rrezoi idene e legalizimit.

3-Si pasoje perfitimi ekonomik me kete “kanabis” mjekesor per ne eshte zero, gje qe e provoi dhe MV, ku degradoi drejt perdorimit si droge e per trafiqe.

4-Te pranosh Ramen kur thote se “Kanabisi mjekesor” do te ndaloje perdorimin si droge te tij dhe veprimtarite kriminale, eshte fanta shkence.

Ne Shqiperi ku shteti eshte i kriminalizuar, kjo do te thote “t’i varesh ujkut melcite ne qafe”.

Shikoni vetem “tymin”, qe del prej shkollave nga perdorimi i kanabisit aty prej moshes 13-14 vjec…

Neser e gjithe Shqiperia do te mbulohet me kete tym.

5-Pra keshtu i hapet rruga „licensimit“ te disa grupeve kriminale, gje qe con ne:

–„Legalizimin“ e kriminalitet dhe te grupeve prodhuese e trafikuese.

–Cfrytezimin tashme ne “legalitet” si bujkrober te fshatareve, qe nuk do te perfitojne asgje, perkundrazi do tu renohet dhe aktiviteti normal bujqesor e blegtoral.

–Ne promocionin social te droges Kanabis, kur dhe aktualisht ky eshte nje problem shume i madh kriminal, shendetesor e social.

–Ne shkaterrimin e imazhit te vendit, te maredhenieve me partneret e demtimin e procesit tone te integrimit europian.

Kjo eshte e verteta e ketij teatraliteti te pa pergjegjeshem, por me pasoja te renda, qe po ndodh dhe po na con drejt shpalljes se:

“Republikes se Kanabisit” ne emer te popullit nga Rama…si dikur!

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply