Rama hap thesin e mashtrimeve: Shumica e shqiptarëve e duan “Ballkanin e Hapur”!

Këshillimi Kombëtar i ka dhënë rezultatet, ashtu siç i ‘leverdisin’ kryeministrit Edi Rama. Që në fillimisht ishte paralajmëruar se rezultatet e pyetësorit do përdoreshin nga Edi Rama për qëllime politike dhe propagandistike.

Por edhe pse pyetësori i refuzua masivisht, Edi Rama doli sot dhe e përdori për interesin e tij.

Ai tha se shumica e shqiptarëve e duan Ballkanin e Hapur dhe legalizimin e kanabisit, pikërisht dy nismat kontroverse dhe të kundërshtuara hapur.

Mbi 303 mijë persona, ose 59% e të pyeturve, janë shprehur pro nismës Ballkani i Hapur, tha Rama. Sipas rezultateve të publikuara në anketën e zhvilluar në kudër të Këshillimit Kombëtar, vetëm 26% e të pyeturve janë shprehur kundër kësaj nisme.

“Është mbështetje shumë e fortë. Mos harroni që lufta që nisi Rusia ndaj Ukrainës ka pasur një impakt psikologjik, edhe për shkak të pozicionit të Serbisë. Unë nuk kam pritur luftën për të marrë vesh çfarë është politika e jashtme e Serbisë, marrëdhëniet e saj me Rusinë…”, tha kryeministri Rama.

Kurse më shumë se 308 mijë persona nga 560 mijë që kanë marrë pjesë në anketën e Këshillimit Kombëtar i janë përgjigjur pozitivisht pyetjes se nëse Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kanabisit për qëllime mjekësore.

Rama deklaroi se Shqipëria do të legalizojë kultivimin dhe eksportimin e kanabisit për qëllime mjekësore, pasi mori mendimin e qytetarëve në anketën e Këshillimit Kombëtar. Sipas Ramës, ky është një vendim i qytetarëve, i cili do të zbatohet dhe që do të hapë një front të ri punësimi.

“Do të legalizojmë kanabisin për qëllime mjekësore dhe do të hapim një front të ri pune dhe rritje ekonomike. Ajo që qytetarët kanë thënë do të bëhet, nuk ka diskutim për të”, tha Rama.

About Redaksia

Check Also

Vokshi: Molotovi më e pakta ndaj atyre që grisën dhe shkelën Kushtetutën

Deputetja demokrate Albana Vokshi thotë se protesta shprehu revoltën e qytetarëve, ndërsa theksoi se nga molotovët …

Leave a Reply