Manjani: Te shtunen partia – shtet mbledh kongresin e legalizimit te hashashit! Suksese!
“Të shtunën partia shtet, ka thirrë kongresin e saj të radhës. Do jetë kongres i veçantë sepse do legalizohet hashashi.
Dmth do mblidhet kongresi i hashashit.
Por në kongres partia e hashashit dhe e drogës do të duhet të:
1. Amnistojë dhe nxjerrë nga burgjet të gjithë të dënuarit për hashash ose vepra të tjera penale që lidhen me këtë veprimtari.
2. Ti kërkojë ndjesë banorëve të Lazaratit, për dëmet katastrofike që i ka shkaktuar. Në fakt ky kongres duhej thirrur në Lazarat.
3. Të gjejë fytyrë e t’u kërkojë ndjesë familjeve të policëve të vrarë në vite në betejë me hashashin.
4. Të largojë nga policia përjetë të gjithë policët që u përplasen me kultivuesit e hashashit në vite.
E mira e do që të tregohen edhe shpenzimet reale që u bënë për atë palo-konsultimin publik.
“Hashash të mbarë”- do jetë logo e post kongresit.
Kongresi tjetër do jetë për opiumin dhe miellin e bardhë…”