Protestuesit: Asnjë ambasadori nuk i lejohet të takojë krerët e Drejtësisë!

Në emër të protestuesve të mbledhur sot përpara komisionit të Vetingut, avokatja Adriana Kalaja i ka dërguar një mesazh kuptimplotë, ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila shkoi sot për të takuar kreyn e SPAK-ut.

Avokatja e njohur tha: “Gjatë kohës që prisnim këtu, lajmet dhanë se ambasadorja e SHBA-së shkon në SPAK dhe takon kreun e SPAK-ut, Arben Krajën.

Sipas meje, por edhe sipas dispozitave ligjore kjo është shkelje e pastër e Kushtetutës, e Konventës së Vjenës,  se në asnjë moment dispozitat e Vjenës nuk lejojnë që një ambasador, i cilitdo vendi që të jetë, të shkojë dhe takojë drejtues të institucioneve të drejtësisë.

Nga ana tjetër ne nuk dimë çfarë bisedohet në këto takime kokë më kokë ndërkohë që na serviret propaganda që ligji të jetë i barabartë dhe për zyrtarët!

Pse, kaq budallenj jemi në shqiptarët sa duhet të vijë Ambasadorja të na thotë se ligji është i barabartë për të gjithë?!

Kjo është preambula. Se para se Ambasadorja të shkojë në SPAK, duhet të repektojë Kushtetutën tonë, Konventën e Vjenës dhe meqë SHBA dhe BE kanë investuar për këtë reformë dhe u jemi shumë mriënjohës, Ambasadorja e SHBA të dalë të thotë pse institucionet shqiptare nuk ekzekutojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar”?!

About Redaksia

Check Also

Hapi i parë i Berishës pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë me 20 janar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se cilat do të jenë hapat e …

Leave a Reply