Shehu: Kryetarin e PD e zgjedh anëtarësia, nuk e caktojnë as ambasadorët dhe askush tjetër

Deputeti demokrat i Komisionit të Rithemelimit, Tritan Shehu, ka thënë për FaxNews se kriza në Partinë Demokratike ka qenë e gjatë që nga humbja e vitit 2017. Shehu shprehet se bunkerizimi i PD nga Lulzim Basha ishte diçka e papranueshme.

Shehu komentoi edhe deklaratën e Yuri Kim e cila quajti Alibeajn kryetar të PD. Sipas demokratit kryetarin e partisë e zgjedh anëtarësia dhe jo ambasadorët.

“Kriza në PD ka qenë e gjatë që nga humbja në 2017, pastaj nga dorëzimi i mandateve, me humbjen e 2021 për të marrë një re galopante me përjashtimin e parregullt të zotit Berisha nga grupi parlamentar e pasuar nga përjashtime të tjera, pastaj me bunkerizimin e PD, absurd.

Kjo krizë po zbutej nga Foltoret, Kuvendi i 11 dhjetorit dhe rezultati i 6 marsit, sot jemi në prag të Kuvendit, më pas do të zgjidhet edhe kryetari me procedurën një anëtar, një votë. Berisha është kandidat, ose do të jetë për tu zgjedhur krytar i PD.

Dua të them se kryetarin e PD e zgjedh anëtarësia, demokratët dhe nuk e caktojnë as ambasadorët dhe askush tjetër. Është parimi bazë i PD”, tha Shehu.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply