Shuplaka në ndarjen e çmimeve, Akademia shpall verdiktin për Will Smith

Bordi i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit u mblodh sot në mëngjes për ta diskutuar dënimin për aktorin Will Smith, i cili gjatë ndarjes së çmimeve Oscars goditi me shuplakë komedianin Chris Rock. Vendimi që u mor, është për t’ia ndaluar Smithit pjesëmarrjen nga të gjitha ngjarjet e akademisë, përfshirë Çmimet Oscars, për 10 vitet e ardhshme.

Akademia ka sqaruar se vendimi i ndalesës për Smith do të vlejë nga 8 prilli, 2022. “Ceremonia e 94 e Oscars është dashur të jetë një festë e shumë individëve në mesin tonë, që bënë punë të mrekullueshme gjatë vitit të kaluar; megjithatë, këto momente janë vënë nën hijen e një sjelljeje të papranueshme dhe të dëmshme të z. Smith në skenë”, thuhet në deklaratën e Akademisë.

Akademia ka shprehur falënderim për komedinian Rock, siç thuhet në deklaratë, për mbajtjen e qetësisë nën rrethana të jashtëzakonshme,

“Po ashtu dëshirojmë të falënderojmë nikoqirët, të nominuarit, prezantuesit dhe fituesit për durimin dhe mirësinë e tyre përgjatë shfaqjes së ngjarjes Oscar”, thuhet tutje.

About Redaksia

Check Also

Vilhelme Vranari, rrugëtimi letrar dhe publicistik…

INTERVISTË ME SHKRIMTAREN SHUMËDIMENSIONALE VILHELME VRANA HAXHIRAJ (VI) EKSKLUZIVE NGA GËZIM MARKU Në këtë pjesë përmbyllëse të …

Leave a Reply