Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen e shoqëruar i shoqëruar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell kanë mbërritur në Kiev.
Mediat e huaja kanë shpërndarë edhe pamjet e takimit me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
“Negociatat do të zhvillohen në një rreth të ngushtë. Pas bisedimeve, kreu i shtetit dhe përfaqësuesit e BE-së do të japin deklarata për mediat ukrainase dhe të huaja si dhe do t’u përgjigjen pyetjeve të tyre”, thuhet në deklaratën e shpërndarë nga zyra e shtypit të presidentit.
Më herët, Borrell dhe von der Leyen vizituan qytetin Bucha, ku dënuan masakrat çnjerëzore të rusëve. Presidentja e KE tha se përgjegjësit për mizoritë e kryera atje “do të dalin para drejtësisë”.
“Ishte e rëndësishme të filloja vizitën time në Bucha. Sepse në Bucha u shkatërrua njerëzimi ynë. Mesazhi im për popullin ukrainas: Ata që janë përgjegjës për mizoritë do të dalin para drejtësisë”, tha von der Leyen përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Tëitter këtë të premte.
“Lufta juaj është lufta jonë. Unë jam sot në Kiev për t’ju thënë se Evropa është në anën tuaj”, shtoi ajo.