Këlliçi reagon me fakte: Bunkeromanët të mërzitur se në PD vendoset me votë!

Deputeti i PD, Belind Këlliçi i është përgjigjur ‘bunkeromanëve” që mbajnë të zaptuar prej muajsh faqen e PD në Facebook. Duke iu referuar ‘fletërrufesë’ për kryetarin e zgjedhur të Grupseksionit nr.1 Berat, Santiliano Dule, Këlliçi shkruan se bunkeromanët janë mërzitur se në PD ka zgjedhje dhe vendoset me votë.

Ai ka nxjerrë gjithashtu kartën e anëtarësisë së Santiliano Dule të nëshkruar asokohe nga vetë Basha, për të cilin sot akuzojnë se është nga radhët e LSI.

“Një përgjigje e detyruar për bunkeromanët. Disa të emëruar nga ish kryetari mbajnë të zaptuar prej muajsh faqen e Partisë Demokratike në Facebook, të cilën e përdorën për të goditur shumicën e demokratëve, duke i quajtur “mitingashë non grata” dhe “llum antiamerikan”.

Sot kanë nxjerrë një fletërrufe të radhës drejtuar një tjetër demokrati, Z. Santiliano Dule, kryetar i zgjedhur i Grupseksionit nr.1 Berat. Qenkan mërzitur bunkeromanët se në PD ka zgjedhje dhe vendoset me votë. Preferojnë emërimet, se ashtu janë mësuar.

Sakaq Z. Santiliano Dule i uroj suksese! Po ju tregoj kartën e tij të anëtarësisë në Partinë Demokratike, e nënshkruar nga deputeti Basha, asokohe kryetar. Përpara për një PD më të bashkuar, më të fortë, më të hapur!”, shprehet Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Berisha takohet me Mehmet Oz në Dallas: Takim me kreun e Medicare dhe Medicaid në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me Mehmet Oz gjatë qëndrimit …

Leave a Reply