Rama humb qetësinë pas akuzave të Metës: Jam i gatshëm që nesër të shkoj në SPAK!

Kryeministri Edi Rama humbi qetësinë pas akuzave të presidentit Ilir Meta se, afera e inceneratorëve do të zbardhet dhe 400 milionë eurot e vjedhura do t’u kthene qytetarëve shqiptarë.

Në mbyllje të punimeve të Kongresit të PS, Rama iu kundërpërgjigj Metës duke e quajtur atë turp si dhe shtoi se koha e tij duhet të mbarojë sa më shpejt.

Dukshëm në siklet përpara kamerave dhe gazetarëve, Rama tha se, ishte i gatshëm të shkonte që nesër para SPAK.

“Sa i takon atij që e quani President Ilir Meta dua të kujtoj diçka që Gjykata Kushtetuese ka rënë dakord që Meta ka shkelur Kushtetutën. Sipas saj shkeljet e Metës na qenkan të lehta. Nuk i komentoj vendimet, por dua të them që Ilir Meta si president është një turp kombëtar. Se çfarë do bëjë kur të ikë nga Presidenti nuk më intereson. Absolutisht më intereson që kjo kohë e Ilir Metës të mbarojë sa më shpejt që ky turp t’i kalojë të kaluarës. Nuk kam problem ça lajmëron apo kërcënon Ilir Meta, ai është një turp. Kuçedra e korrupsionit duhet të goditet në kokë. Nëse duan ta dinë kush është koka unë jam i gatshëm që nesër të shkoj atje t’ia tregoj prokurorëve të SPAK”, tha Rama.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply