Kryeministri britanik në Ukrainë: 120 automjete të tjera të blinduara dhe sisteme raketore

Presidenti i Britanisë së Madhe Boris Johnson, ka fluturuar sot drejt Kievit ku është pritur nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Gjatë takimit me Zelenskyn, Johnson ka dhënë lajme të mira, duke premtuar një pako të re ndihmash financiare dhe ushtarake për Ukrainan.

Gjatë qëndrimit të tij në Kiev, Johnson ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë 120 automjete të tjera të blinduara dhe sisteme raketore kundër anijeve për mbrojtjen e Ukrainës.

Pak ditë më parë, kryeministri britanik kishte thënë se pakoja 130 milionë dollarëshe është dëshmi e përkushtimit britanik për përpjekjet e Ukrainës “kundër kampanjës barbare të Rusisë”, raporton Kyiv Independent.

Johnson ka qenë njëri prej liderëve më të zëshëm botëror kundër pushtimit rus.

Ai, disa herë, ka sugjeruar masa më radikale ndaj Rusisë në Ukrainë, megjithatë liderë të tjerë nga bota e kanë trajtuar ndryshe pushtimin e paprovukuar rus, nga frika e një eskalimi të konfliktit në nivele ndërkombëtare.

About Redaksia

Check Also

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e biznesmenit të kompanive të sigurimeve në qendër të Nju Jorkut

Një burrë është arrestuar për vrasjen e një shefi të kompanisë së sigurimeve të SHBA-së …

Leave a Reply