Këlliçi: Ramën sot do ta kishin zili edhe diktatorët më famëkeqë! Duhet larguar 1 orë e më parë

Deputeti dhe njëherazi kryetari i Komisionit të Rithemelimit të PD, Belind Këlliçi, ka dënuar deklaratat e Edi Ramës në Kongresin e PS dhe sulmet ndaj drejtësisë.

Gjatë një deklarate për mediat nga selia e PD, Këlliçi u shpreh se Rama tregoi para shqiptarëve se është diktator dhe satrap lindor.

Sipas tij, Rama duhet larguar nga qeveria një orë e më parë, pasi nuk ka ofertë për qeverisën dhe mirëqenien e shqiptarëve, por alternativa e vetme e tij është hashashi dhe të shpëtojë veten nga afera e inceneratorëve.

“Sot Edi Ramën do ta kishin zili edhe diktatorët më famëkeq, për shfaqjen e shëmtuar që na dhuroi.

Në vend të projekteve për hapjen e vendeve të punës, Rama kërcënoi drejtësinë.

PD do t’i shkurtojë ditët Edi Ramës një orë dhe më parë. Sot qytetarët panë si Rilindja vdiq. Rama u la porosi deputetëve dhe delegatëve që termin Rilindje të mos e përmendin më pasi është eksperiment i dështuar. Pas 9 vite në qeverisje, Edi Rama u tregoi shqiptrëve se oferta e vetme që ai ka, është hashashi.

I vetmi merak i Edi Ramës ishte sot, ishte presioni ndaj drejtësisë. Iu hakërrye drejtësisë për shkak se ka dënuar zyrtarët dhe qeveritarët e tij për shkak se kanë shkelur ligjin dhe i kërcënoi dhe u tregoi që drejtësia duhet të dënojë këdo që ai ccon dhe kap prej veshi dhe çon para drejtësisë. Edi Rama sot ishte i tmerruar për shkak se laku po shtrëngohet. Afera e inceneratorëve do të jetë pikërisht afera që do ta fundosë këtë qeveri.

Dhe nuk ka asnjë kuptim apo logjikë se si Lefter Koka apo deputeti Alqi Bllako sot të jenë në burg dhe kryeregjisori, personi që inskenoi, kreu i organizatës kriminale të inceneratorëve, arkitekti i kësaj afere korruptive i vjedhjes më të madhe të fondeve publike në 30 vite, i vjedhjes së 430 mln eurove, Edi Rama të mos jetë prapa hekurave. Ndaj në Kongresin e sotëm të hashashit, të urrejtjes dhe të luftës ndaj drejtësisë, Edi Rama tregoi fytyrën e tij të vërtetë, fytyrën e një dioktatori, fytyrën e jnë satrapi lindor që duhet të largohet një orë e më parë nga drejtimi i qeverisë”, u shpreh Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Alizoti: Ministri i Brendshëm ka frikë të përmendë emrat e banditëve të zonës ku është zgjedhur

Deputeti i PD, Tomorr Alizoti ka folur për lidhjet e kryeministrit Edi Rama me eksponentë …

Leave a Reply