Plas sherri në Kongresin e PS mes Braçes dhe Pëllumbit: Ti do që mos të flas?

Plas sherri mes dy socialistëve, Arben Pëllumbi dhe Erion Braçe në punimet e Kongresit të Partisë Socialiste. Teksa Braçe po fliste për bujqësinë, Pëllumi i kërkoi që të fliste sa më shkurt, duke shkaktuar reagim të ashpër nga ish-zv.kryeministri. Ky i fundit i është kthyer duke thënë se po jep disa zgjidhje që duhet të zbatohen në të kundërtën do të jetë shumë vonë, jo vetëm për PS, por edhe për bujqësinë.

Debati

Arben Pëllumbi: Të lutem, përmbylle se duan të flasin dhe të tjerë….

Erion Braçe: S’kam nevojë për lavdërime. Unë me thënë të drejtën dëgjova deri tani, i pranoj lavdërimet, po do dëgjoja disa sugjerime që duhet t’i marrim, se vitin tjetër do jetë vonë për PS dhe për bujqësinë. Vitin tjetër do të jetë shumë vonë Ben, më beso. Ja ku i ke pyeti.

Arben Pëllumbi: Po atë po bëjmë, atë po pyesim.

Erion Braçe: Tani do që unë mos të flas, po kjo nuk ka ndodhur që nga 1990.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply