Protestuesit në Kombinat: Çfarë fsheh Veliaj që insiston të na shembë pallatin?

Banorët e një pallati në Kombinat të Tiranës janë ngritur në protestë sot kundër Bashkisë së Tiranës, pasi kanë duruar gjatë duke pritur rindërtimin e shtëpive të tyre.

Pallati, sipas tyre, kërkon vetëm riparim dhe nuk ka pse shembet, madje një pjesë e mirë e tyre janë kthyer në ato banesa. Nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës është e vendosur ta shembë dhe nuk u jep asnjë informacion se ku do t’i marrin shtëpitë pas kësaj. Për më tepër, bonusi i qirave që jep kjo bashki është shumë më i vogël se vlera reale e qirave që ata paguajnë.

Ajo që po i shqetëson më shumë këta banorë, është se pse Bashkia e Tiranës nuk e ndërton pallatin në të njëjtin truall ku ndodhet ai që do të shembet?! Kujt do t’i jepet ai truall, nëse jo atyre që banojnë aty prej vitesh?!

Një zotëri tha: Shqetësimi im kryesor është që këta kërkojnë të shembin pallatin, kur ai është i padëmtuar. Ka nevojë për ndonjë riparim të lehtë. Kemi marrë ekspertë dhe e kemi fituar gjyqin. Shtëpia ime nuk ka asnjë lloj dëmtimi, jemi kthyer në shtëpi. Merrnim një bonus qiraje që nuk mjaftonte. Më jepnin 180 mijë lekë qira, kurse unë paguaja 260 mijë lekë qira, nuk mjaftonte. Shumë banorëve si unë nuk u mjafton. Në kërkojmë edhe nëse do të na prishet pallati, le të na strehojnë këtu. Zero informacion se ku do të ndërtohet pallati. Kërkojmë ndonjë informacion në bashkinë e Kombinatit dhe asnjë informacion!

Kurse një zonjë vërejti: “I prishën shtëpitë. Atëherë ndërtoje siç e prishe, se njerëzit janë në rrugë të madhe. Ca janë të moshuar. Apo presin kur të kthejnë këmbët nga dielli dhe ata?! Sikur të na kishin thënë se kur do të fillojnë punimet, dhe ne e kthenim mendjen. Nga këto jemi mërzitur. Po rregulloji pra punët e popullit, ku do të shkojë ai?! Jemi në katrahurë. Unë marr 220 mijë lekë qira, banesa kushton 200. Njëzetmijë lekë ngelen…Nuk kemi asnjë informacion, asnjë shpresë se si do të vejë halli. Ne ua dhamë votën që të merrnim shtëpinë, se ata e dinin… Po për ne të Kombinatit nuk është zënë kurrë me gojë, vetëm për Laçin…Kurse neve nuk na zënë me gojë!”

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply