Sot do të zhvillohet procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të degës së PD në Mallakastër. Procesi i votimit u hap në orën 9.00 dhe do të mbyllet në orën 17.00.
Kandidatët e për kryetar dege në PD-në e Mallakastrës janë Astrit Xhafaj dhe Resmi Shanaj. Sipas deputetit Luan Baçi, ka një fluks anëtarësh në votim.
“Në Mallakastër vazhdojnë zgjedhjet për kryetarin e degës, fluks anëtarësh në votim!
Për herë të parë me parimin ‘një anëtar, një votë’ në zbatim të vendimeve të Kuvendit të 11 Dhjetorit, po zgjedhin midis dy kandidatëve!
Astrit Xhafaj!
Resmi Shanaj!
Suksese kandidatëve, suksese Partisë Demokratike!
Për një Parti Demokratike, më të fortë, më të bashkuar, më të hapur!”, shkruan ai.