Protestë në Kombinat kundër Veliajt: Rindërtoni pallatet aty ku ishin!

Sot në orën 11:00 në Tiranë, në rrënojat e pallatit 163 në ish-Kombinat mbahet mitingu i radhës i banorëve të prekur nga tërmeti.

“Rindërtoni pallatet aty ku ishin me sipërfaqen që kishin”, është thirrja që do të përcjellin sot këta banorë për bashkinë e Tiranës.

Këtë mesazh e ka mbështetur edhe kreu i Komisionit të Rithemelimit të PD, Belind Këlliçi.

Kujtojmë se edhe banorët e Laprakës dhe të Paskuqanit që do të preken nga shembjet tek Unaza e re, kanë propozuar së fundi që banesat e tyre që thuhet se do t’u kompensohen, të ndërtohen në zonat ku kanë jetuar mbi 20 vjetë, jo të shpërndahen nga bashkia në zonat më periferike të kryeqytetit dhe këto troje t’u jepen klientëve të pushtetit për kulla.

About Redaksia

Check Also

Trump do firmosë me 20 janar rezolutën për krimet e komunizmit, lëndë në të gjitha shkollat amerikane

Beqir SINA/New York New York/Kongresitja María Elvira Salazar dhe 27 nga kolegët e saj rifutën …

Leave a Reply